Etilda Gjonaj dhe Yuri Kim

Yuri Kim takon Gjonajn: Reforma në drejtësi po ecën hap pas hapi, të vazhdojmë përpara

28 Janar 2021, 14:30| Përditesimi: 28 Janar 2021, 14:33

  • Share

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar ditën një takim me ministren e Drejtësisë, Yuri Kim.

Vetë ambasadorja shkruan në rrjetet sociale se qëllimi i takimit ka qenë edhe biseda për reformën në drejtësi.

"U takova me ministrin e Drejtësisë për të rishikuar arritjet e vitit të kaluar dhe për të diskutuar përparësitë për vitin 2021, duke përfshirë kuorumin në Gjykatën e Lartë dhe gjykatat më të pastra. Reforma në Drejtësi po ecën përpara - hap pas hapi. Le të vazhdojmë përpara", ka shkruar Kim.

Edhe ministrja Gjonaj ka postuar të njëjtën foto në Twitter duke e falënderuar ambasadoren për mbështetjen dhe besimin, duke shprehur angazhimin e plotë për ecurinë e reformës në drejtës.

"Qeveria e Shqipërisë dhe Ministria e Drejtësisë janë të angazhuar pa mëdyshje për zbatimin e plotë të Reformës në Drejtësi. Shumë faleminderit Shteteve të Bashkuara dhe ambasadores  Yuri Kim  për mbështetjen e fortë dhe besimin e vazhdueshëm", ka shkruar Gjonaj.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?