Yuri Kim: Shqipëria s’ka pse të jetë e varfër, problemi qëndron tek gjykatat! Rinia duhet të përveshi mëngët dhe të punojë për ëndrrat e saj

7 Dhjetor 2020, 23:01| Përditesimi: 7 Dhjetor 2020, 23:03

  • Share

Sundimi i ligjit dhe funksionimi i gjykatave është parësore për demokracinë në vend dhe për këtë tha ambasadorja e SHBA, Yuri Kim është e prirur të shtyjë sa më fort për realizmin e saj, pasi siç ajo thekson është edhe një nga 3 prioritet që ka gjatë detyrës së saj në vendin tonë. Gjatë një interviste për ‘’Marshall Center Voices’’,  Kim  ka përsëritur disa herë prioritetet, demokraci, mbrojtje dhe investimet apo biznes dhe ka shpjeguar se pse insiston më shumë te to.

Ambasadorja ka deklaruar qartë se Shqipëria nuk ka pse të jetë e varfër pasi ka një popullatë të re dhe me aftësi të cilat i ka demonstruar, por problemi sipas Kim qëndron tek ligji dhe gjykatat. Ajo thekson se mungojnë disa aspekte që pengojnë zhvillimin e Shqipërisë edhe pse ka mundësi të jashtëzakonshme në turizëm dhe infrastrukturë.

"Rinia shqiptare është në nga asetet më të madha të vendit. Shqipëria ka një popullsi të re dhe dua të angazhohem me rininë këtu dhe të sigurohem që ata ta dinë se sa me vlera janë dhe të diskutojë me ta ëndrrat që kanë dhe të sigurohem që ata ta dinë se nuk duhet vetëm të shpresojnë dhe të ëndërrojnë, por duhet të përveshin mëngët dhe të punojnë, dhe të sakrifikojnë për të arritur qëllimet e tyre. Unë e shikoj atë zjarr tek rinia këtu dhe dua që ajo të gjejë motivin për të qëndruar këtu me dëshirën e tyre dhe të prodhojnë diçka të mrekullueshme për vendin e tyre", tha ndër të tjera Kim.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Juljan: 08/12/2020 15:32

    Nuk bëhet kurr gjë në Shqipëri .un jam marr me rritje blegtorisë .por vetëm pa dashje vikeshin dritat per24 ore dhe un deshtosha jasht masë sa gjith mundimi im shkonte në plera .jam ankuar në bashki te oshee dhe në vend që t'më ndihmonin por me kerrcenonin.kshuqe shita ca pata dhe ngrita leckat dhe ika në Gjermani .të ne fiken dritat në gusht si pasoj e rrjetit të amortizum.llogarit qe ne dimër në s'kemi drita kurr.ju përshëndes nga fshati Golem .plug i Lushnjës .në nuk jemi ne buz të greminës.ne kemi Ren në gërmin.shum resp për zonja Kim

    Përgjigju
  • Leda: 08/12/2020 13:12

    Akoma me kete karagjozen qe sdi ca flet. E ka fajin gjykata, opozita dhe rinia thote. Ne cdo bend zonje, qeveria prodhon dhe konsumon abuzim me pushtetin dhe korrupsion. Kot e zgjasim e harxhojme fryme me kete. Ajo nje laro e Trump qe per tre letra e lan e shplan me lot e qurre e levdata nje maskara si Rama. Na tregon tani dhe arat e malit.

    Përgjigju
  • Cimi: 08/12/2020 09:14

    Rinia eshte zgjarr, por zjarrfikese eshte politika e qelbur ne Shqiperi. Rinia nuk shikon drite ne fund te tunelit pasi e kane betonuar politikanet. Perse nuk filloi Vettingu te politikanet? Rinia shikon se si nuk i ka hyre askujt gjemb ne kembe qe prej vitit 1990. Sa ministra, drejtore, hajdute u denuan? Kush eshte tani ne politike dhe tallet me rinine dhe propaganden e lodhur? Ne cilen kompani shqiptare vlen meritokracia? Ne cilen kompani te huaj ka "fair play" pa mbyllur syte ndaj meritokracise dhe duke vleresuar nismat "barazia gjinore"; suporti ndaj grupeve vulnerabel etj per te terhequr vemendje politike si risi? Arsimi ne Shqiperi ka mbaruar dhe bashke me te Shendetesia. Ik rini, ik sa me shpejt! Investo aty ku me te vertete vleresohesh dhe mund te ecesh perpara! Ke vetem nje jete. Mos e harxho me votime te rreme se kush do te ulet e do te ngrihet nga karrigia e politikes se askush nuk e can per ty....Sikurse Shqiperia eshte e braktisur nga kompanite e huaja per investim, dhe rinia nuk duhet te mendoje dy here...

    Përgjigju
  • Igor: 08/12/2020 07:51

    Vetem Enver Hoxha e dinte mire si ti punesonte Shqiptaret me Cekic mbi koke ndryshe nuk kupton Shqiptari,Shqiperija nuk esht e varfer por Qeverija dhe populli Jan te varfer ne koke ,dhe sigurisht fajin e ka Perendimi qe punon se bashku me korupsionin ne qeveri dhe keshtu e keni lene popullin ne ruge qore.

    Përgjigju
  • Iris: 08/12/2020 02:25

    Enderrat e rinise shqiptare jane vetem te jene shefa,drejtore,te rine ne kafe si turqit gjithe diten,dhe pasurine ta bejne shpejt,pa u lodhur shume,dhe te madhe,menyra me e preferuar:droga,prostitucioni,llotaria,bixhozi dhe sikur te lejoheshin shume te preferuarat firmat piramidale.

    Përgjigju
    • bond: 08/12/2020 07:17

      Po ashtu eshte.

  • Xha temja: 07/12/2020 23:54

    Shpetojeni shqiperine nga kthetrat e hajduteve tradhetareve dhe krimineleve o amerike

    Përgjigju
  • ymeri: 07/12/2020 23:51

    KE TE DREJTE AMBASADORJA YURI KIM,,,GJYKATAT DHE PROKURORITE KANE QENE PROBLEMI NE SHQIPERI,,,ATO NUK KANE DENUAR POLITIKANE --KRYEMINISTRA E PRESIDENTE TE KORRUPTUAR E HAJDUTE ,,,PO ASHTU NUK KANE DENUAR KRIMINELE E TRAFIKANTE......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?