Yuri Kim: Pushtimi rus i Ukrainës ka treguar nevojën për diversifikimin e burimeve të energjisë! Koha për të vepruar

27 Prill 2022, 10:10| Përditesimi: 27 Prill 2022, 10:23

  • Share

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e pranishme në konferencën ndërkombëtare për energjinë, u shpreh se pushtimi rusi i Ukrainës ka bërë të qartë nevojën e diversifikimit të burimeve të energjisë. Ajo theksoi se tashmë është koha për të vepruar.

"Pak prej nesh mendonin se do ishim ulur në këtë konferencë ndërkombëtare për energjinë. Jemi mbledhur të vendosur për sigurinë dhe energjinë. Pushtimi i Rusisë ka bërë të qartë se diversifikimi i burimeve të energjisë nuk pret më, ndaj lind nevoja të kemi më shumë gazsjellësa. Shpresojmë që diskutimet sot të prodhojnë ide reale. Siguria energjetike ka qenë gjithnjë  e lidhur me sigurinë kombëtare dhe ajo që po jetojmë sot e bëjnë edhe më të dukshme.  Tani është koha për të vepruar", tha ambasadorja.


Lajmi kryesor:

Kompani lider në tregun amerikan e evropian të energjisë në Tiranë! Rama: Trashëguam sistem të falimentuar energjetik, sot synojmë pavarësinë totale! Shumë shpejt bëhemi eksportues


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?