Politikë

Yuri Kim nga Shkodra: Çdo qytetar të ketë mundësinë të votojë pa frikë dhe pa ndërhyrje (VIDEO)

25 Prill 2021, 09:20| Përditesimi: 25 Prill 2021, 09:41

  • Share

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka inspektuar sot procesin e zgjedhjeve në gjimnazin 28 nëntori në Shkodër. Kim ka qenë që prej mbrëmjes së djeshme në Shkodër.

Mesazhi i Kim ishte shumë i qartë. Ajo tha se çdo qytetar të ketë mundësinë të votojë pa frikë dhe pa ndërhyrje.

"Pata një mundësi të mrekullueshme të shikoja demokracinë në veprim në Shqipëri. Gjithashtu shkëlqyeshëm pashë se funksionoi sistemi i leximit të kartave të identitetit. Gjithashtu pashë se në një rast problematike plani rezervë funksionoi mjaft mirë.  Siç e kam thënë në nuk mbështesim asnjë kandidat apo parti të caktuar por ne mbështesim të drejtën e shqiptarëve për të votuar. Shpresojmë që çdo qytetar të ketë mundësinë të votojë pa frike dhe pa ndërhyrje! Kjo është dita juaj", tha Kim.


Lajmi kryesor:

Ndërkombëtarët po monitorojnë! Kim: Kandidatët të mos supozojnë, por të pranojnë gjykimin e votuesve! Soreca: Do të ndjekim procesin e numërimit, rezultati të pritet me qetësi e durim


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?