Kronikë

Yuri Kim: Nëse një ditë do isha në vështirësi, do të vij në Shqipëri! Bota të nxjerrë mësime nga ky vend i vogël

13 Shtator 2021, 19:46| Përditesimi: 13 Shtator 2021, 19:53

  • Share

'Nëse një ditë do jem në vështirësi, do të vij në Shqipëri' tha ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim duke vlerësuar jo vetëm mikpritjen por edhe zemërmadhësinë e shqiptarëve për të ndihmuar të tjerët në nevojë. Kim tha se bota duhet të mbajë shënime nga Shqipëria sa i përket të ndihmosh të tjerët dhe të tregohesh human duke përdorur edhe shprehjen shqiptare “Bukë, kripë e zemër”.

'Mënyrë e mrekullueshme për të menduar për historinë, kulturën e artin. Janë thënë shumë gjëra për shqiptarët, por e vërteta është se shqiptarët janë njerëz të mikrpitjes dhe kurajos. Sa herë që dikush është në nevojë, shqiptarët ndihmojnë, e bënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, e ribënë tani. Kur bota kalon në situata që duhet të mbajë shënime, shqiptarët ofrojnë bukë e kripë e zemër. Jam vërtet shumë krenare që jam këtu, e di si një qenie njerëzore, nëse do të rastis të jem në vështirësi, do të vij në Shqipëri. Këto janë mësime që duhet ti mësojë bota nga ky vend i vogël. Sikurse e përmendi, është një vend i vogël me zemër të madhe', tha Kim.

Këto deklarata diplomatja Kim i bëri në eventin kulturor  Festivali i Kulturës Izrael -Shqipëri’ ku u zhvillua te 'Reja', ku ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Vendimi i Shqipërisë për të strehuar qindra afganë, të cilëve u rrezikohet jeta nga talebanët, ka gjetur mirënjohjen e SHBA-së. Edhe diplomatja Yuri Kim, Komiteti i Senatit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Ish Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright shprehën një zëri se janë krenar që Shqipëria është mike dhe aleate e SHBA-së, pasi në raste të rëndësishme populli shqiptar gjendet gjithmonë pranë amerikanëve për shpëtimin e jetëve. 644 afganë ndodhen aktualisht të akomoduar në Shqipëri, ku pjesa më e madhe e tyre janë zëra të shoqërisë civile, aktivistë, gazetarë dhe studentë e gra, të cilët kishin ngritur zërin për të drejtat e tyre dhe u rrezikohej jeta nga telebanët. Durrësi, Lezha dhe Berati janë tre qytetet që kanë hapur dyert për akomodimin e afganëve.

Komento

Komente

  • Tosi: 14/09/2021 05:00

    Me kete e ka nderitur fare. Nese do isha ne vershtiresi??? Pra per hall, se per normal, qef e hall, te puthte lala dhe halla ku te dush mi shpirt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?