Yuri Kim: Në Shqipëri korrupsioni nuk duhet vetëm dënuar, por të jetë gjithnjë e më e vështirë për t'u kryer

14 Janar 2021, 21:14| Përditesimi: 14 Janar 2021, 21:20

  • Share

Ambasadorja e Shteteve të Amerikës, Yuri Kim bëri të qarte se korrupsioni në Shqiperi do duhet të luftohet me të gjitha mënyrat. E pranishme ne aktivitetit “Llogaridhënia, Transparenca dhe Anti-korrupsioni: Duke Dëgjuar Zërat e së Ardhmes së Shqipërisë”, Kim shprehu bindjen se Akademia amerikano-shqiptare e transparencës, e mbështetur nga USAID, do të bëjë të mundur ndëshkimin e këtij fenomeni.

“Korrupsioni dhe perceptimi për të, vazhdojnë të minojnë arritjet dhe progresin që është bërë. Shqipëria ka bërë hapa para, por korrupsioni rëndon çdo hap; në të vërtetë, nganjëherë detyron edhe kthim prapa. Përgjigja ndaj korrupsionit nuk është vetëm ligje më të mira dhe më të forta, por një kulturë tjetër dhe pengesa sistematike. Shqipëria duhet të jetë një vend ku korrupsioni jo vetëm që sjell ndëshkim dhe turp, por të jetë gjithnjë e më e vështirë për tu kryer. Këtu hyn Akademia amerikano-shqiptare e transparencës”, tha Kim.

Akademia amerikano-shqiptare e transparencës është një nisëm e mbështetur nga USAID, pas tërmetit të 26 nëntorit, e cila do të ketë në qendër të punës së saj mbikëqyrjen e fondeve publike në mënyrë sa më transaprente edhe për t'i dhënë fund korrupsionit si në sektorin publik dhe atë privat./Tema

Komento

Komente

  • Koli: 15/01/2021 08:34

    Kta Amerikanet jane fantastik. Shikoni veten tuaj e mos na derdellisni si shume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?