Yuri Kim në KLGJ: Forconi shtetin ligjor, krijoni drejtësi të paanshme

7 Shkurt 2020, 16:15| Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 16:17

  • Share

Konkretizimi në praktikë i reformën në drejtësi është një nga prioritetet e ambasadores amerikane Yuri Kim, dhe këtë ajo ka nisur ta vërë në zbatim që në ditët e para të ardhjes së saj në Tiranë me vizitat e shumta që ka zhvilluar me krerët e institucioneve të reja të krijuara nga drejtësia e re. Të premten ambasadorja Kim është takuar me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor nga të cilët kërkoi një drejtësi të paanshme dhe përkushtimin e tyre në sundimin e ligjit.

Në njoftimin e publikuar nga Ambasada Amerikane, Yuri Kim shprehet se Shqipëria duhet të krijojë sa më shpejtë institucionet e reja të drejtësisë për të vendosur në funksion të plotë shtetin e së drejtës.

'Ambasadorja Kim u takua sot me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe i përgëzoi ata për përpjekjet e tyre në përmirësimin e administrimit të gjyqësorit dhe gjykatave. Ajo theksoi përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të ngritur një sistem drejtësie të paanshëm, bazuar në sundimin e ligjit, ndërsa Shqipëria përpiqet të përmbushë potencialin e saj të plotë duke krijuar institucione të forta demokratike' shkruhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Ditë më parë Yuri Kim është takuar edhe me kreun e KLP dhe SPAK, ku u ka kërkuar ngritjen e institucioneve sa më të shpejtë për të forcuar shtetin e së drejtës.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • USA: 07/02/2020 17:20

    KJO AMBASADORJA ME DUKET SE SPASKA INFO FARE PER SHQIPERINE PO PERSERIT ATO QE THOSHTE LUJA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?