Yuri Kim

Nga 10 korriku, Yuri Kim merr pozicionin e rëndësishëm në DASH

15 Qershor 2023, 12:23| Përditesimi: 15 Qershor 2023, 15:50

  • Share

Me mbylljen e mandatit në Tiranën zyrtare, ambasadorja amerikane Yuri Kim pritet të marrë një nga pozicionet më të rëndësishme në Departamentin e Shtetit, atë të zëvendës ndihmës sekretares për Çështjet Europiane.

Këtë detyrë diplomatja amerikane pritet ta marrë nga data 10 korrik, megjithëse njoftimi zyrtar ende nuk ka dalë.

Por përkohësisht, Kim do të ushtrojë edhe detyrën e ndihmës sekretares në këtë departament, deri në emërimin zyrtar atje, të ambasadorit Jim O’Brien.

O’Brien, shefi i ardhshëm departamentit të çështjeve Evropiane në DASH, aktualisht drejton departamentin që sanksionon individë që cenojnë politikat e sigurisë kombëtare amerikane në botë, siç është dhe rasti i Sali Berishës në Shqipëri.

Yuri Kim është në përfundim të mandatit si ambasadore në Tiranë dhe pritet të zëvendësohet nga David Kostelançik.

Në janar 2023 Presidenti amerikan Joe Biden emëroi David J. Kostelancik, dhe më 30 mars 2023 gjatë seancës së konfirmimit para Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin e Shteteve të Bashkuara, ai parashtroi përparësitë e tij si ambasador në Shqipëri.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/06/2023 04:14

    Post shume i rendesishem qe duhet t'i shqetesoje shume ata qe mund te jene kandidate te mundshem per /non grata/,sepse keta, si znj.ambasadore i njohim me rrenje dhemballe keta persona.Lajkat,lulet e miklimet prej bizantini e turkoshaku qe politikanet tane jane specialiste ne perdorimin e tyre me te huajt,ne kete rast nuk pine uje,se i njohin shume mire.

    Përgjigju
  • Arben: 15/06/2023 20:14

    D.Lu dhe Y.Kim,ishin padyshim ambasadoret e SHBA qe dhane kontributin e pa çmueshem ne Shqiperi. Shume aktive dhe pa dorashka,por edhe shume bashkepunues,te drejtperdrejte dhe te sinçerte per te miren e vendit tone.Keto dy diplomate te jashtzakonshem ja dinin vleren demokracise,per shkak edhe te origjines se tyre.Ndoshta te tjetert ishin me siperfaqesore dhe diplomatike.Koha do ta tregoje sa kane luftuar ato per te miren e vendit tone.

    Përgjigju
  • ermal: 15/06/2023 17:16

    Mbas diellit vafsh zonje

    Përgjigju
  • Latif: 15/06/2023 16:55

    Pritem me nje te madh se cdo benit, Ju e nderuar dhe Ambassdori Lu. Mender jush nje mut bete, ai me copa letre me Llallen dhe Metin ndersa ti moj zonje, ti do te mbahesh mend si personi qe riktheu nga varri ne politike simbolin e demokracise. Faji bie mbi ne qe pritem demokracine nga mali.

    Përgjigju
  • Dardan: 15/06/2023 16:24

    Perbindeshi i Vicidolit do ta ankimoje emerimin ne Dubai!

    Përgjigju
  • Berisha: 15/06/2023 15:33

    Po berisha si do ja bej qe te heqi non graten?

    Përgjigju
    • Manall: 15/06/2023 20:37

      Ha ha ha mesa po e pengon tom doshin non grata aq edhe berishen mor bir. Do e shikosh shpejt Kryeminister dhe pastaj do dalesh te shkruash me llagap tjeter ne favor te tij se per momentin je patronazhist i vogel

  • Toni: 15/06/2023 15:32

    Urime zonje

    Përgjigju
  • Normal: 15/06/2023 14:51

    Zevendes sekratare eshte njelloj me punen e lenka ccukos dikur kur milte lopet. Gjithsesi ka çelesin e Tiranes te bere dhurate nga 007, dhe me siguri ai çeles e do dhe nje vile. Suksese ne jete.

    Përgjigju
  • Kistra: 15/06/2023 14:46

    Urime Zonje dhe faleminderit!

    Përgjigju
  • [email protected]: 15/06/2023 13:40

    Mos na raft me e harru!

    Përgjigju
  • Gzimi: 15/06/2023 13:30

    Shyqyr

    Përgjigju
    • Pjeter: 15/06/2023 14:01

      Ne fakt eshte gje pozitive, personalisht mendoj qe Kim bashke me Lu dhane nje kontribut personal shume pozitiv ne Shqiperi pervec se kane bere punen e tyre per te cilen ishin derguar. Atje ku do shkoje, ka shume mundesi te jete pozitive per faktin qe eshte njohese e mire e situates nga anet tona dhe do te pretendoje me shume shpjegime nga ata qe furnizojne departimentin e shtetit me informacoone, pastaj ok, normale, ska se si te mos ndjeki politikat e shtetit por per mendimin tim modest, per ne si shqiptare eshte pozitive, serbiçat e Salinjte do e kene veshtire te fusin genjeshtra per te verteta !!

  • Tata: 15/06/2023 12:58

    Yuri kim ishte me votat maksimale kur mbaroi studimet per agjente e fbi. Studimet e saj jane ne biografine online te saj prane sitit shteteror amerikan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?