Yuri Kim bisedë telefonike me guvernatorin Sejko: Vlerësoj masat e marra nga BSH për kapërcimin e efekteve negative në ekonomi

10 Prill 2020, 17:14| Përditesimi: 10 Prill 2020, 17:16

  • Share

Situata e koronavirusit sjell pasoja të rënda ekonomike dhe për këtë Banka e Shqipërisë për t'i ardhur në ndihmë bankave të klientëve të tyre ka marrë të gjitha masat rregullative. Kjo ka bërë që ambasadorja e SHBA, Yuri Kim zhvilloi një bisedë telefonike me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Yuri Kim vlerësoi rolin që Banka e Shqipërisë dhe sistemi bankar kanë luajtur në vazhdimësi si dhe mbështetjen që po japin për kapërcimin e situatës dhe minimizimin e efekteve të mundshme negative të krijuara nga pandemia Covid-19. Ambasadorja vlerësoi marrëdhëniet mjaft të mira që Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë, shprehu gatishmërinë e saj për të ofruar të gjithë mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme në këtë situatë, të cilat do ta forcojnë edhe më tej bashkëpunimin midis dy vendeve.

Sejko duke vlerësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një partner strategjik mjaft të rëndësishëm për Shqipërinë, falënderoi Ambasadoren Kim për asistencën humanitare që kanë dhënë për vendin tonë në këtë situatë si dhe i uroi Ambasadores që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta kalojnë sa më shpejt e me sa më pak pasoja këtë situatë. Gjatë bisedës, Guvernatori u shpreh se përhapja e pandemisë COVID-19 në Shqipëri përbën një sfidë edhe për ekonominë dhe sektorin financiar. Për këtë arsye Banka e Shqipërisë ka marrë në analizë situatën e krijuar si dhe efektet e mundshme të saj në ekonominë e vendit.

Guvernatori e njohu Ambasadoren me masat rregullative të marra nga Banka e Shqipërisë për t’iu ardhur në ndihmë bankave dhe klientëve të tyre duke lehtësuar proceset e aktivitetit operacional në kushtet që ndodhemi si p.sh. lehtësimi i qëndrimit të politikës monetare dhe kushteve monetare e financiare etj.  Sejko prezantoi gjendjen e sektorit bankar në vend duke theksuar se ky sistem është i mirëkapitalizuar, solid dhe me tregues të mirë të likuiditetit dhe shëndetit financiar. Në këtë kontekst, sektori bankar po vijon aktivitetin normal dhe mbetet i gatshëm të japë gjithë kontributin e nevojshëm për përballimin dhe tejkalimin e kësaj situate.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?