YouTube

YouTube ndalon fshirjen e videove me pretendime të rreme për zgjedhjet presidenciale të 2020-s

3 Qershor 2023, 13:46| Përditesimi: 3 Qershor 2023, 16:49

  • Share

Platforma YouTube, që është në pronësi të kompanisë Google, ka njoftuar se do të ndalojë fshirjen e videove me pretendime të rreme mashtrimi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA

Vendimi i platformës merret në prag të zgjedhjeve presidenciale 2024 në SHBA dhe është një përmbysje e politikës së saj të vendosur pas votimit të vitit 2020.

Kompania tha se ka fshirë dhjetëra mijëra video që vënë në dyshim integritetin e zgjedhjeve të kaluara, por tani "është koha për të bërë një rivlerësim".

Politika hyn në fuqi nga 2 qershori.

YouTube dhe platformat e tjera të mediave sociale janë përballur me presion të madh që nga zgjedhjet e vitit 2016 për t'u mbrojtur kundër dezinformatave politike.Ndaj kompania e njohur njoftoi se do të vazhdojë të ndryshojë politikat e tij përpara zgjedhjeve të 2024-ës, por nuk dha specifika se çfarë çoi në ndryshimin e politikës.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?