SPAK

Ylli Pata: Si do të shpërndahen pasuritë e sekuestruara zyrtarëve të lartë?

24 Prill, 20:10| Përditesimi: 25 Prill, 07:47

  • Share

Sekuestrimi i pronave të familjes Berisha nuk është fillimi, por vijimi i një pune të  filluar tashmë me disa raste, ku politikanëve apo zyrtarëve të lartë, GJKKO u ka sekuestruar disa prona.

Por ndërkohë që për politikanët jemi ende në fillimin e një epoke të re, ka një histori tashmë disavjeçare të sekuestrimeve, madje që janë kthyer në konfiskim, të aseteve të personazheve të dënuar për pjesëmarrje në krim të akuzuar, siç quhen zyrtarisht “mafiozë”.

Bëhet fjalë për shifra marramendëse që janë sekuestruar, e të tjera të konfiskuara. Qindra milionë euro deri tani, të cilat aktualisht administrohen nga një institucion shtetoror, përkatësisht Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).

Ky institucion, një pjesë të pasurive që janë aktive i administron, e të tjera, i ka aluar në dhënie me qira, në mënyrë që të mos rrijnë të vdekur ato struktura ekonomike, që ishin të tilla para se të sekuestroheshin.

Në fakt jemi në një zhvillim tepër të rëndësishëm që nuk pranon që të trajtohej thjesht me ligjin e vitit 2004, që u është referuar ligjit antimafia në Itali. Në të vërtetë, nuk është aspak e plotë dhe ky import që u mor nga qeveria socialiste në vitin 2004. Edhe pse për kohën ishte një zhvillim i rëndësishëm, i cili u vijua më pas edhe nga qeveritë e tjera që drejtuan vendin. Por ndërsa deri me themelimin e SPAK sasia e pronave të sekuestruara numërohej me gishta, tani kemi të bëjmë me një proces që po grumbullon një minierë të vërtetë floriri.

Shto këtu, pjesën që pritet nga sasia e aseteve të sekuestruara e konfisuara nga politikanët she zyrtarët e lartë.

Pikërisht ky zhvillim i ri kërkon një qasje jo vetëm të re, por të mirëmenduar dhe konsensuale. Pasi jemi në një aspekt bazik krejt të pandodhur më parë.

Në të gjitha sondazhet publike në lidhje me reformën në drejtësi apo të SPAK, njerëzit kryesisht kërkojnë sekuestrimin e pronave më shumë sesa burgun ndaj të korruptuarve.

Në Itali, nuk pati një qasje lineare ndaj pronave të mafies, pork jo u trajtua sipas rëndësisë, prioritetit, por edhe perceptimit publik.

Në rastin e pronave të konfiskuara ndaj Toto Riinës, kreut gjakatar të Cosa Nostra-s, së pari pati një frikë nga komuniteti për t’i blerë, së dyti kishte kërcënime të hapura nga njerëz të lidhur me mafien, por së treti shteti zgjodhi të japë një mesazh të fortë.

Ato prona nuk i ka shitur, por i ka dhënë për disa organizata të rinjsh, të cilët ishin dallandyshet e para në Siçili për të denoncuar publikisht krimin e organizuar. Sot, pronat e Toto Riinas në Corleone, të cilat administrohen nga të rinj, janë kthyer në agroturizme ekselente, ku natyrisht ka ndihmuar shteti, por edhe shumë aktorë të tjerë privatë, të cilat e kanë kthyer në një atraksion bombastic të turizmit.

Dhe kjo ka ndodhur pas një vnedimi politik të Parlamentit, i cili mbajti dhe mori një qëndrim sesi do të sillej me pronat e mafias. Po në Shqipëri, çfarë duhet bërë me pronat e konfiskuara të zyrtarëve të korruptuar.

Po ju lanë agjencisë dhe ato rishiten, ka shumë gjasa që të rimerren po nga ato zyrtarë vetëm të fshehur në emra të ndryshme. Por së pari duhet që diskutohet gjatë në shoqëri, opinion publik e të vendosë Parlamenti./ Tema 

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po mër po: 25/04/2024 09:58

    Pasuritë e sekuestruara janë pa vlerë për shqiptarët sepse të korruptuarve që ua sekuestruat nuk i shfrytëzonin dot, se janë ndërtuar pa fizibilitet dhe për pastrim paraje. Nuk ka budallej shejtan shqiptarë përveç politikanëve që i ble ato, se vetëm humbje të sjellin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?