Bamir Topi dhe Sali Berisha

Ylli Pata: Rikthimi i dytë i Bamir Topit në PD, i pari, pas trazirave të 1997

11 Dhjetor 2023, 21:36| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 21:42

  • Share

Bamir Topi, ishte një ndër emrat më të njohur të trashëgimisë politike të së djathtës që ishte prezent sot në 33 vjetorin e PD-së, organizuar nga Lulzim Basha.

Ky është një afrim prej shumë vitesh, kur Topi dhe disa politikanë të së djathtës u përplasën me Sali Berishën që në vitin 2008, kur kryeministri i atëhershëm ndrshoi Kushtetutën së bashku me Edi Ramën, duke forcuar rolin e kryeministrit dhe kryetarëve të partive.

Në atë kohë, Bamir Topi ishte President i Republikës, i zgjedhur nga PD, por ishte kritik i fortë ndaj disa lëvizjeve dhe vendimeve të Sali Berishës. Duke nisur nga ndryshimi i Kushtetutës në 2008-n, tragjedia e Gërdecit, privatizimi i Klubit Partizani, marrëveshja e detit me Greqinë, vrasjet e 21 janarit, por edhe sulmet e Berishës ndaj drejtësisë.

Pas këtij qëndrimi, Sali Berisha e shpalli armik Bamir Topin dhe këputi çdo lidhje të tij me PD-në, duke e cilësuar puçist, armik e deri te “horr bulevardi”. Pasi mbaroi mandatin e Presidentit, Berisha, së bashku me Ilir Metën zgjodhën Bujar Nishanin në krye të shtetit, i cili më pas ndryshoi kryeprokuroren e Përgjithshme, shefin e SHISH, e krerët e tjerë të drejtësisë. Prej atëherë Topi ka qenë mjaft kritik me PD-në e Sali Berishës dhe më pas edhe të Lulzim Bashës. Në 2013 krijoi një parti politike, Fryma e Re Demokratike, e cila arriti të marrë mbi 10 mijë vota në qarkun Tiranë por që nuk e lanë të merrte mandatin që i takonte.

Më pas Topi u tërhoq nga politika aktive dhe merret kryesisht me aktivitete si ish-President apo edhe në intervista publike. Megjithatë rikthimi i sotëm ka një simbolikë, të cilën e trajton edhe vet ëish-Presidenti në librin e tij “Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti).

Bamir Topi, u afrua nga Sali Berisha në vitin 1996, kur një pjesë e mirë e elitës së PD-së ishte larguar prej qëndrimeve autoritare të doktorit.

Pedagog dhe intelektual i njohur, jo vetëm në radhët akademike por edhe në mjediset qytetare të Tiranës, Bamir Topi ishte një prej emrave të spikatura të kësaj shtrese qytetare dhe intelektuale.

Berisha e thirri në vitin 1996 për tu bërë kandidat për deputet i PD-së në Tiranë. Atëherë deputetët zgjidheshin direkt në mazhoritar. Berisha i kërkoi Topit të kandidonte në një zonë të thyer të Malsisë së Tiranës, ku asnjëherë nuk kishte fituar PD-ja, ngaqë kishte qenë bastion i së majtës, gjë që është edhe sot. Topi fitoi atëherë, e më pas u emërua ministër i Bujqësisë. Por marrëdhëniet me Berishën pësuan një krisje pasi presidenti i asaj kohe u çmend dhe shpërtheu kështu katastrofa e vitit 1997. Sali Berisha dorëhiqet më pas nga Presidenca dhe kthehet kryetar i PD-së, porn ë partinë e opozitës thuajse nuk vinte asnjë prej njerëzve të dikurshëm. Bamir Topi, përshkruan në librin e tij, se në një natë kur po kalonte me familjen pranë PD-së, vendosi të shkojë në zyrën e Berishës, për t’i qëndruar pranë në momentet e vështira. Kështu u rikthye, e ky rikthim solli më pas edhe emra e intelektualë të tjerë, të cilët rritën dhe rikonfiguruan opozitën. Topi, që kishte influencë në familjet e njohura tiranase rriti influencën në kryeqytet dhe krijoi një lobing të fuqishëm, që më pas i dha atij një rol të rëndësishëm. Në pjesën e dytë të opozitës, në vitet 2001-2005 Bamir Topi ishte kreu i grupit të PD-së në Kuvend, ku dha një imazh ndryshe dhe më të butë për opozitën e vrazhdë të Sali Berishës. Me ardhjen e PD-së në pushtet, nuk merr asnjë rol ministror, mbetet për dy vite kryetar grupi, e më pas zgjidhet President, falë edhe një lobimi të fortë brenda një grupi brenda PD-së. Të cilin Sali Berisha e zhduku menjëherë kur Topi shkoi në Presidencë.

Kthimi i sotëm në PD, erdhi pas një interviste televizive, ku Bamir Topi tregoi një qëndrim më të butë ndaj Lulzim Bashës, ku theksoi se ka të metat e tij, por nuk hyn tek “mëkatarët e mëdhenj”./TemA

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ethem Lalaj-Ish KOLONEL: 12/12/2023 11:52

    OK,Y.PATA: -Z.B.Topi është demokrati,Intelektuali..më i mirë në PD në 33 vite. -BT ka deklaruar se me ikjen e Sb mundet të kthehej në PD. -BT ka "ledhatuar" L.Bashën,por ka deklaruar se LB duhet të DAL HAPUR KUNDËR SB QË E SHKARKOI NGA GRUPI E PD..! -Por,Luli ka frikë ti nxjerr krimet e Sb në vite..sidomos për 21 janarin,ku duhet të deklaroi se KUSH E DHA URDHËRIN PËR TË QËLLUAR E VRARË 4 PRITESTUESIT 200 M LARG GARDHIT RRETHUES TË KM. -Populli 100 % e di se URDHËRIN PËR TË QËLLUAR E KA DHËN SB DORA VET.Por duhet ta thot LULI M.BRËNDSHËM PREZENT KUR GARDISTI N.PRENDI DOLI I GODITUR NË SY..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?