Ilir Meta

Ylli Pata: Përse Ilir Meta sulmoi Antonio Di Pietron?

16 Prill, 20:34| Përditesimi: 16 Prill, 20:35

  • Share

Ilir Meta, pavarësisht se nga shumë mund të konsiderohet një personazh tik-toku, ka qenë president i Republikës, kryeministër i Shqipërisë, kryetar i Kuvendit, zv.kryeministër, ministër, deputet. Me një fjalë ka qenë aq shumë sa asnjë drejtues shteti s’ka pasur postet e tij.

Mbrëmë te Fevziu e sot në konferencë shtypi, pa asnjë lidhje ka sulmuar një qytetar italian. Një jurist, politikan, profesor fakulteti dhe qytetar i lirë i një vendi mik siç është Italia.

Ai quhet Antonio Di Pietro, një personazh që në Itali është një mit. Kanë bërë libra, filma pa fund, artikuj e dokumentarë televizivë.

Di Pietro sot është një person i tërhequr nga jeta publike, por e ka nisur karrierën thuajse në një kohë me Ilir Metën. Për 3 vitet e para arriti të hetojë kupolën politike dhe të biznesit në Itali për korrupsion dhe ja doli. Kjo e bëri që të jetë njeriu më popullor në Itali. Silvio Berlusconi kur u bë kryeministër i ofroi postin e ministrit të Brendshëm. Di Pietro nuk e pranoi dhe për dy javë e shpalli të pandehur për korrupsion.

Berlusconi iku nga qeveria nga hetimi i Di Pietros. Por e sulmoi nga mediat e tij, duke e gjuajtur nën brez. Di Pietro, pasi çoi për lesh gjithë klasën politike italiane, u largua me dorëheqje për të shpëtuar grupin e kolegëve në grupin e prokurorëve të Milanos.

Pas dy vjetësh hyri në politikë dhe u bë ministër në qeverinë e Romano Prodit për Infrastrukturën. Më pas u largua dhe formoi një parti qytetare për drejtësi dhe transparncë por nuk ja doli. U Tërhoq në jetën e tij dhe bën bujkun në rajonin e Molises nga e ka origjinën, por nuk mungon në mediat italiane ku thirret shpesh.

Ilir Meta, pa asnjë lidhje e thirri në kauzë duke e quajtur një tenderaxhi. Sapo ndodhi kjo, i dërgova një mesazh doctor Di Pietros e shpresoj fort që të përgjigjet sepse realisht unë kam qenë një nga gazetarët që e kam sjellë më shumë në kauzë në faqet e TemA modelin e Mani Pulito-s edhe Di Pietro-s.

Por shumë gazetarë shqiptarë, duke nisur edhe nga Fevziu, ngaqë nuk ndjekin zhvillimet i besojnë qëndrimeve të politikanëve, e mbajnë të njëjtin qëndrim, kur në fakt nuk është ashtu.

Antonio Di Pietro nuk ka përfundiar aspak ashtu si thotë Ilir Meta, një tenderaxhi. Pasi politikisht Di Pietro ishte arkitekti i rrëzimit të Silvio Berlusconit në vitin 2011. Ai u largua sepse nuk kishte hapësirë për një parti si e tij populiste pas daljes së Lëvizjes së Pesë Yjeve.

Di Pietro ishte realisht një pararendës i Grillos. Ky është realiteti, dhe iku me dorëheqje plot nder e respekt nga italianët. Ilir Meta e sulmon vetëm për faktin se disa gazetarë shqiptarë, ndër të cilët edhe unë, e kemi sjellë si model Mani Puliten e Milanos në liftën ndaj korrupsionit në politikë. Nëse duhet të sulmohet SPAK apo edhe drejtësia shqiptare, ok, po Di Pietro as nuk e di fare kush është Ilir Meta, edhe pse ka qenë njeriu me më shumë poste në vend.

Sepse siç shkruante Petrit Vasili në një post sot në faqen e tij: “Nëse nuk do të harrohesh sapo të vdesësh, ose shkruaj diçka që vlen të lexohet, ose bej diçka që ja vlen të shkruhet./ Tema

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?