Basha dhe Bardhi

Ylli Pata: Lufta e ‘B’-ve brenda opozitës: Betejë apo parodi?

5 Tetor 2023, 19:44| Përditesimi: 5 Tetor 2023, 19:45

  • Share

Agron Gjekmarkaj, nënkryetar Kuvendi dhe deputet i Partisë Demokratike, prej kohësh e ka mënjanuar veten nga zhvillimet e brendshme në opozitë, duke ofruar le të themi “kronika” të lehta e parodike nga brenda sallës më të rëndësishme të Republikës.

Megjithëse ka zgjedhur Gaz Bardhin si partner politik, në një rreshtim pak a shumë politik, në pamfletin e radhës sarkastik, Gjekmarkaj në fakt ja qëlloi me titullin. E quajti “Kronika e betejës Bardhi-Basha”, që sot është realisht një zhvillim politik në kuptimin e plotë të kësaj fjale. E si i tillë duhet të trajtohet si i tillë, të raportohet e analizohet. Gjekmarkaj, në kronikën e tij gjen një mjedis surealisht, që sipas gjashës kërkon të godasë një fenomen, por mungon të na sjellë nga afër, aty ku ndodh kjo përplasje, kronikë sa më të pasur nga ajo që ne, dmth publiku nuk e vë re në transmetimin live.

Zoti Gjekmarkaj, natyrisht na e sjell një kontekst, një atmosferë, por aty mungon realiteti politik i kësaj beteje, që është në fakt sot për sot, lajmi në opozitë. E cila si nxënësit e klasës së parë, pasi e kanë mësuar shkronjën A, kanë mbetur te B-ja. E duke ecur me logjikën parodike të Gjekmarkajt, kanë 30 vjet që rrijnë te B-ja, duke u rrotulluar sa te Berisha, Basha, apo Bardhi.

Ceka, Pashko, Zogaj apo Hajdari? O zotëri, jemi te B-ja! Sfiduesi i fundit i Berishës vite më parë sërish kishte B si shkrojnë të parë: Butka Uran.

Si për të furnizuar bllokun e kronikës alegorike të Gjekmarkajt, edhe pushteti ka mbetur te E-ja, pasi F-ja, I-ja dhe P-ja u shpallën armiq.

Për PD-në përdoret metoda nga e djathta në të majtë, pasi është forcë e djathtë e përdor systemin hebraik e arab, ndërsa e majta, atë latin.

E kjo fantazi mund të vazhdojë e vazhdojë në gjetje e mbetje sa të ketë robi forc e buxhut, por në fund njerëzit që janë aktiv në opozitë do thonë: “ta boft zoti marë”!.

Pasi në realitet e gjitha kjo është një betejë politike, madje e fortë, e ashpër, reale, me interesa dhe synime të qartë. Por ka një problem shuumë të madh. Bëhet në vendin e gabuar.

Ç’punë ka Parlamenti i Republikës me inatet e Gazit e Lulit, problemet e ambicjet e tyre. Ata janë votuar si deputetë dhe udhëheqës madje të Partisë Demokratike dhe të gjithë opozitës.

Atë betejë, B-asha dhe B-ardhi, por edhe B-erisha, duhet ta bëjnë në fushën e PD-së. Në mejdanin e demokratëve ; e të votohen. Lulzim Basha e bëri dhe arriti të fitojë votën e atyre anëtarëve që janë regjistruar si të PD. Bardhi ju frikësua atij votimi, pasi e di se të gjithë që votuan Lul Bashën i ka kundër.

Bukur. Të kërkojë që të votohet nga ata që nuk e duan Lulzim Bashën por që e ndjejnë vetën brenda opozitës. Ja mban B-ardhit të bëjë një sfidë me B-erishën? Diçka duhet të bëjë! Fundja edhe Selami Jenisheri ja hodhi dorashkën Armando Dukës, duke i shkuar edhe në zyrë me biçikletën e tij rozë…

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?