Posteri i Belind Këlliçit

Ylli Pata: Karma e gishtit të mesit: Nga Bernd Borchard te Beloja!

27 Prill 2023, 18:45| Përditesimi: 27 Prill 2023, 18:47

  • Share

Nga puritanë në modernë, nga konservatorë në liberalë, nga qibarë, në rrokerë. Metamorfoza e grupimit që është gjendur para një zulmi siç e tha Alfred Lela, në lidhje me gishtin e mesit të Belos, ka pjesën e vet të bumerangut, apo të karmës që përdoret shpesh. E Karma siç thotë një filozof i njohur në anët tona është “a bitch”.

Në vitin 2019, diplomati i njohur gjerman, Bernd Borchard, i cili kishte qenë për një mandate ambassador i Gjermanisë në Tiranë, e më pas kreu i EULEX në Kosovë, shërbeu si kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë.

Borchard, si të gjithë kolegët e tij në Tiranë por edhe në tërë kancelaritë Perëndimore nuk e përkrahu djegien e mandatateve nga ana e PD-së dhe LSI-së, si dhe ishte kundër mos marrjes pjesë të opozitës në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019. Një ditë të bukur, ambasadori i OSBE-së po dilte me të shoqen xhiro dhe kaloi te ura e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Një grup i vogël militantësh aktivistësh, e shanë: “o komunisti i m’’’tit”. E Berndi, i cili ishte jashtë orarit të tij zyrtar, pasi e shanë, reagoi duke nxjerrë gishtin e mesit, atyre djemve që i hodhën fjalët e rënda.

Siç ndodh çdo orë të ditës përgjithësisht, ku aty ndodhen disa kamera televizionesh për të bërë xhirime për arrestimet e ndryshme, edhe atë ditë ndodhi njëra që e xhiroi dhe videoja u bë virale.

Plasi bomba: nisën puritanët e opozitën kryqëzatën ndaj heretikut Bern, që nga inkuzizicionisti Flamur Noka, pjesë e urdhërit jezuit të Valencias, deri tek Torquemada i Presidencës, thënë alias Ilir Meta. i cili nuk vonoi por e shpalli Non Grata të presidencës, një akt nuk pa asnjë referencë as ligjore, por që shkaktoi një problem të madh diplomatic të Shqipërisë me Gjermaninë dhe OSBE-në.

Por duke qenë se si Berlini e si OSBE-ja e dinin në atë kohë se Metës i ishin zbutur ferrotat në maksimum, nuk se e morën seriozisht. Rrodhën ujë shumë e ambasadori Botschard e mbaroi mandatin si kreu i Prezencës së OSBE-së, e për një farë kohe ishte i lirë deri në emërimin e radhës, siç është sot sërish aktiv në diplomaci. E atë kohë e kaloi në Shqipëri, vend të cilin e pëlqen shumë, siç e ka thënë në intervista të ndryshme. Askush nuk i tha gjë, e ja bëri të madhe. Madje njëherë e thirrën disa zyrtarë të lartë të partisë së Ilir Metës në lokalin e tyre në qendër të Tiranës, ku e respektuan e bënë shaka e qeshën me të gjithë këtë histori.

Dhe erdhëm sot te kjo histori, ku Beloja i Metës e i Berishës, nuk se e ngriti gishtin ndaj rivalit të tij apo dikujt që e kishte inat, por në një poster public që e shpërndau në të gjithë vendin.

E të gjithë puritanët e konservatorët u bënë liberalë. Ndërsa Torquemada, siç ndodh në këto raste ishte bërë culler së bashku me doktorin që ishte gati jo vetëm gishtin por të nxirrte edhe një gjë tjetër. E kjo pa ardhur kulmi i fushatës ku siç ndodhi në 2021-shin, hyri në fushë dhe balli i kazanit. Por duket se e bukura është lënë për më pas. Kur të mbarojë edhe finalja e BBV, ku audienca të jetë edhe më e ngëshme për performancat e aktit të fundit.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?