Sali Berisha dhe Albin Kurti

Ylli Pata: Ja pse Clinton ishte një mankth politik për Albin Kurtin e Sali Berishën!

3 Korrik 2023, 21:02| Përditesimi: 3 Korrik 2023, 21:04

  • Share

Normalisht vizita e një ish-presidenti që kohë e kohë më parë ka lënë detyrën, mund të ishte një event dite, një ngjarje “sallonesh”. Ndoshta edhe një zhvillim gossipi, ku të flitej për paradën e vipave në Vanity Fair të ftesave të kryeministrisë, apo edhe veshjeve, qeshjeve, e buzëqeshjeve të kapura nga kamerat e shumta.

Në fakt nuk ndodhi kështu. Pasi sapo Clinton mbërriti në Rinas nisën sinjalet nga qarqet që e shikonin këtë vizitë në thelb jo shtetërore, pavarësisht fuqisë shtetërore e politike të një presidenti jo aq të zakonshëm të SHBA, që synonin ta ulnin. Ca e krahasuan me Safetin, ca të tjerë njohën edhe Bajram Begajn si president të tyre, pasi presidenti nuk ishte atje njësoj si Sali Berisha e Albin Kurti.

Megjithatë, thelbi i këtij mankthi, siç e parandjenin vetë ata që nxitën këtë lumë reagimesh është vetë oratoria e Bill Clintonit. i cili më shumë se asnjëri mbi këtë planet e di pse organizoi konferencën e Paqes në Rambuje, të cilën vetëm dy personazhe politike shqiptare ishin kundër: Sali Berisha e Albin Kurti. 

I cili, më shumë se askush në këtë planet e di se pse dërgoi Richard Holbook dhe Wesley Clark që të takonin Slobodan Milosheviqin e t’i thonin që të tërhiqej. i cili më shumë se të gjithë e di, kur mori vendimin për të bombarduar jo thjesht Serbinë, por edhe një port të Malit të Zi, që të ndalonte Milosheviqin që të mbante të pushtuar Kosovën.

I cili më shumë se kushdo e di se si e bindi Rusinë që të hynte në proces, ku futi shokun e tij të ngushtë Strobe Talbotin, dhe mikun e tij Marti Ahtisari, që së bashku me kryeministrin e Rusisë, Viktor Crnomerdin, të përgatisnin një plan paqeje për Kosovën. Pa “asnjë” trupë ushtarake dhe policore dhe Serbisë. Termi “Asnjë” ishte ajka, thelbi i çlirimit të Kosovës. E natyrisht Bill Clinton e di më shumë se asnjë se ç’ndodhi në veri të Kosovës, matanë Ibrit, se si duhej vijuar një jetë në një shtet që do të duhej të bëhej multietnik, e jo një Shqipëri tjetër.

Ndaj sot, Clinton me një gjenialitet politik e futi Albin Kurtin në një stad me liderët politikë që kërkojnë të ngrihen mbi urrejtjen e për çfarë? Për 4 komuna që Clinton e di mirë se çfarë janë ato. 

Po pikërisht në veri të Kosovës u synua ai model i Kosovës së re, që natyrisht nuk do të merrte consensus, por mund të krijonte model. Clinton e ka perifrazuar Albin Kurtin si liderin e katër komunave, çfarë realisht Albini do ta quajë veten. Duke harruar pjesën tjetër të Kosovës. Që nuk e qeveris, një pjesë pushtetin qëndror se ka dështuar, atë local se e humbi në zgjedhjet e para që zhvilluan.

E këtu kryqëzohet edhe Sali Berisha, i cili është realisht modeli sesi SHBA është përgjigjur me një lider që e ka përkrahur, por që e refuzoi sepse pushtetin  e donte më shumë sesa demokracia që premtoi kur amerikanët e mbështetën.

E këtu më pas vjen edhe rasti i PS-së. SHBA ishte mbështetjësja më e fortë e Partisë Demokratike e si rrjedhim socialistët në fillim pra në vitet 1991-1992 urrenin SHBA dhe zyrtarët e saj. Dhe drejtuesit e PS-së nuk patën asnjë marrëdhënie me amerikanët. Në vitin 1994, nisën edhe ftesat e para, takimet dhe seminaret e Institutit Demokratik Amerikan e atij Republikan me përfaqësuesit e PS-së. 

Pandeli Majko, Servet Pëllumbi, Kastriot Islami etj, u thirrën në SHBA për të parë se kush është opozita e Sali Berishës. E çfarë ndodhi më pas është kronikë. Opozita e Sali Berishës erdhi në pushtet, e Sali Berisha sulmoi SHBA dhe Bill Clinton se i rrëzoi se donte të merrte Vorio Epirin. 

Në 2016, po Berisha dhe njerëzit e tij çfarë nuk thanë për Clinton-ët, ngaqë Hillari kandidonte për Presidente, sepse menduan se duke u zgjedhur Donald Trump, do të zhyste Edi Ramën e ngrinte Berishën. Sidomos kur Rama foli publikisht kundër Trump.

Ja ku jemi sot: Ishte nga Leka Zogu te Bamir Topi, Lulzim Basha, e Agron Gjekmarkaj që asnjëheri nuk e do njëri-tjetrin, por ka simpati për Clinton. E nuk patën kompleks se i kishte ftuar Edi Rama e ka munguar gjeneral Bajrami. Që sot e quajtën president të tyre, po nesër?

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aleks: 03/07/2023 21:23

    Po mire opozita dhe magjioranza duhet tè ishin. Po Leka Zogu? Kur tè privatizzare e shesin tè gjithe shqiperine. Do therrasin mbreterine.

    Përgjigju
    • Bureto: 04/07/2023 14:41

      Rrofsh Noc Rroku! Gjithsesi, të nerresh me vulgun₩ nuk ia vlen.

    • Noc Rroku: 04/07/2023 13:32

      I Madhi KLINTON vjen për SHQIPTARËT,jo për shqip-folësit, dhe as për qeveritarët. Ha leksi......nuk e kemi atë fat të jemi mbretëri se më zëmërgjërësinë tonë ,lejuan t'u japim strehë dhe bukë ca mostrave si ti,

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?