Zamira Durda

Ylli Pata: Gërdeci, tragjedia e injoruar

15 Mars 2023, 19:50| Përditesimi: 15 Mars 2023, 20:08

  • Share

I kërkova sot Ivës, të bijës së Zamira Durdës, një mundësi për intervistë më mamanë e saj. Të cilën e kam intervistuar disa herë në vite. Por Zamira, sapo kishtë dhënë një intervistë në Euronews pati një komplikim shëndetësor. Tensioni arterial ju rrit tej parashikimeve, dhe Iva, e bija kërkoi me edukatë që ta lërë për një ditë tjetër. Në fakt, më ka ndodhur disa 15 marse të flas me Zamira Durdën e për Zamirën.

Mamanë e Edisonit, 8-vjeçarit që humbi jetën nga shpërthimi atomic i Gërdecit, ndërsa po i çonte drekën gruas së xhaxhait.

Zamira, është personazhi që e personifikon atë tragjedi, e cila nuk ka dashur kurrë një dëmshpërblim financiar, edhe pse i është ofruar më shumë se një herë. Ajo ka kërkuar drejtësinë për vrasjen e djalit të saj. “Dikush duhet të jetë fajtor”, e tha edhe sot në euronews dhe u mbyt nga të qarat.

Po si ka mundësi që jo vetëm Zamira Durdën, por Gërdecin nuk e kanë trajtuar asnjëherë për 15 vjet panelet kryesore televizive në vend, ata që përpunojnë opinionin, ata që kanë arritur të zbulojnë edhe prsonazhe që kanë fituar statusin e azilantit politik, vetëm se kanë qenë personazhe të emisioneve të darkës. 

Me atë që i ka ndodhur Zamira dhe familja e saj, mund të fitont statusin e azilantit politik menjëhrë. Madje që në vitin 2008. Pasi ka pasur edh joshje edh kërcënime; kur bashkëfshatarët e saj të Gërdecit  mënjanonin pasi morën milionat e fshehta nga qeveria e Sali Berishës për të ndërtuar shtëpitë e rrënuara. Pasi Zamira i besdiste, kërkonte drejtësi. Askush nga “invstigativët skupistë” nuk ka folur për katastrofën e Gërdecit, jo sot, por asnjëheerë, madje edhe analistët e mëdhenj. Kush janë viktimat?

Vërtetë kush janë, sepse ne sot njohim vetëm Edisonin dh baxhanakun e Sali Berishës. Edhe Edisoni është njohur prj së ëmës, Zamirës e cila ka bërë një betejë 15 vjeçarë në dyert e gjykatave me shpirt ndër dhëmbë e sot, kur djali tjetër i është bërë burrë  vajza grua, mendjen e ka te Edisoni, për të cilin me të drejtë kërkon të dijë përse u vra dhe kush është fajtori? 

Po të tjerët, 27 të tjerët që vdiqën pore dh 300 që u plagosën kush janë? Askush nuk i ka thënë, askush nuk ka shkuar në shtëpitë e tyre, askush nuk ka folur për ta, përveç disa mediave të shkruara e online, e natyrisht e atyre të huaja si New York Times, apo të tjerë, që e çuan historinë deri në Hollywod. E ku përveç Hollywood-it pati edhe gjyqe të Shkëlzen Berishës kundër autorit të librit amerikan për Gërdecin. 

Por jo, as për këto, e as për tragjedinë, viktimat, pasojat nuk flet kush nga media mainstream, shoqëria, aktivistët që bëjnë namin për ngjarje të rënda e mirë bëjnë, madje shumë mirë. Po si ka mundësi që nuk kanë kërkuar njëherë, të paktën njëherë, thjesht drejtësi për Gërdecin…

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?