Sali Berisha

Ylli Pata: Fundosja e Foltores!

3 Mars 2023, 19:42| Përditesimi: 3 Mars 2023, 19:43

  • Share

Vendimi i treshes së Gjykatës së Apelit natyrisht që nuk është vendimi më i mirë i mundshëm, pasi meqë u fol për një gjykim në thelb, i takonte ta merrte sot, duke mos e deleguar mundësinë e gjykimit, pasi gjërat janë të thjeshta.

Megjtihatë Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Agron Zhukrit, i cili ishte një vendim skandaloz, i zhytur në konflikt interesi dhe i marrë nën avuj ndikimi pa aspak arsye dhe dialektikë.

Tre gjykatësit e Apelit i kishin të gjitha mundësitë që ta merrnin vetë, ta gjykonin në themel çështjen e konfliktit ligjor ndërmjet foltores dhe Partisë Demokratike.

Megjithatë, sot ka një vendim të formës së prerë, sipas të cilit, Sali Berisha nuk është Partia Demokratike. Zyrat e tij në Shqup do të jenë thjesht si tip gallate, por ligjërisht Partinë Demokratike e përfaqësojnë institucionet deri tani të regjistruara ligjërisht.

Rikthimi i çështjes në gjykatën e shkallës së parë, nuk se i kanë dhënë një qartësi përplasjes brenda PD-së, por fakt është se palët do të përsërisin në mënyrë sa më të detajuar dorëzimin e dokumenteve ligjore për të marrë legjitimitetin.

Por një gjë është e qartë; Foltorja nuk e ka legjitimitetin e Partisë Demokratike, të cilin tentoi ta marrë pas 6 marsit me forcën e gjërave, dhe trafikun e influencës.

Të paktën me vendim të formës së prerë Sali Berisha nuk është kryetar i Partisë Demokratike, me vendim gjykate. Nëse nesër mediat pro foltores do ta bëjnë këtë, thjesht ja fusin kot.

Natyrisht edhe Enelejd Alibeaj nuk mund të jetë kryetar i PD-së ligjërisht, pasi vendimi është kthyer në gjylim themeltar. Por Alibeaj nuk se e ka pretenduar këtë në asnjë minut, pasi me largimin e Lulzim Bashës, u bë fjalë për një regjencë. Është Sali Berisha që me influencën e tij shumë penetruese në media shiti se është kryetar i PD-së, kur politikisht, e institucionalisht nuk ka qenë asnjë ditë.

Por sot, Sali Berisha, nuk ka fare lidhje me PD-në, përveç si një mbështetës, pasi as organet nuk i zotëron, e as grupin parlamentar nuk e anëtarëson.

Sot Sali Berisha është një person siç ka qenë kur Lulzim Basha e përjashtoi. Për të marrë në dorë organet dhe kontrollin i duhet një proces, e këtë proces, Berisha nuk e bën dot as me short cut, e as me media. Ndryshe nga 6 marsi 2022, kur aleancën me Ilir Metën e luajti si një zhvillim i detyruar me dinakëri, këtë radhë, nëse shkon te Ilir Meta, është zgjidhje politike.  

Sot u rrëzua një gënjeshtër e madhe, që e kanë pëhapur mediat e lidhur me regjimin, të cilët natyrisht i janë referuar Agron Zhukrit. Vendimi i të cilit është varrosur, vërtetë konflikti në PD nuk u zgjidh por foltorja është fundosur. Do të detyrohet të fshihet në strehën e Ilir Metës…

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?