Altin Dumani dhe Ylli Manjani

Ylli Pata: 'Dueli' Dumani-Manjani, si thelbi i luftës antikorrupsion

30 Prill, 20:05| Përditesimi: 30 Prill, 20:07

  • Share

Le të mos fshihemi. Sot gjithçka që lidhet me hetimet ndaj zyrtarëve të lartë ka një logjikë të thjeshtë. Dikush është i tmerruar, e dikush është i shqetësuar. Pak ka që nuk bezdisen po këtu është diferenca.

Sali Berisha është i tmerruar, Ilir Meta po ashtu. Kjo shikohet qartë nga ajo që ata thonë. Si Berisha, si Meta, e quajnë SPAK një tmerr. Berisha nuk është i pandehur, por është nën hetim. Berisha thotë se s’më kanë pyetur por në fakt e kanë pyetur e ai s’ka thënë gjë.

Bëhet fjalë për ndërtimin e 19 kullave në ish- territorin e klubit Partizani që Sali Berisha thotë se i takon dhëndrit të vet. SPAK thotë që e ka bërë në shkelje të ligjit. Këtu jemi në një lojë që duhet procesi.

A duhet të ishte i qetë çdo politikan që thirret nga SPAK? Natyrisht që jo! Këtu nis një proces tjetër, jashtë politikës.

Ku zyrtari, deputeti, këshilltari apo ish-ministri do të shpjegojë marrëdhënien e tij me kontratat, lekët që janë xhiruar.

E këtu ka një skandal të madh, shumë të madh. Pasi ndërsa SPAK ka nisur një proces, dy personazhe të rëndësishme si Sali Berisha dhe Ilir Meta, thonë se pasuritë i kanë me të drejtë të Zotit.

Kjo është në fakt diferenca, njerëzit që i mbështesin në panele thonë se nuk duhen hetuar. Po mirë: a jetojnë në luks Berisha dhe Meta? Sipas publikut po, por sipas panelistëve s’duhet hetuar, sepse ata kanë qenë njerëz që i kanë marrë miradinat si pasojë e qeverisjes.

Këtu është një skandal në vete, pasi standardi duhet të plasohet në publik. Jo në një duel me Ylli Manjanin dhe Altin Dumanin, por me Ylli Manjanin dhe një që mendon se kush ka pasuri të fituar në mënyrë të paligjshme duhet të hetohet.

Po ky dyel duhet të zhvillohet sa më shpejt, që ata të cilët jetojnë në luks nga politika nuk mund t’i mbrojnë. Një duel Manjani-Dumani do ishte më e mirë e mundshme. Natyrisht pa qenë Dumani në lojë.

Manjani e thotë hapur se SPAK është një institucion abuziv, por Dumani që e drejton duhet të dalë t’i tregojë se realisht Ylli ja fut kot. E ky dyel do të ishte shumë i bukur, real, me përmbajtje dhe që të përfshijë shqiptarët që Altin Dumanin jo vetëm e përkrahin, por duan që ai të dalë të shpjegojë edhe arsyet. Kaq./ Tema

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dardan Muri: 30/04/2024 23:32

    Ju akoma llogarisni Manjanin kur ai nuk ka hetuar nje ceshtje po keshtu as ka gjykuar nje ceshtje,pra ka mbetur ne stadin e studentit.E beri Meta minister drejtesie dhe Rama e hoqi duke thene se nuk ishte per ate pune,kurse ju ala vleresoni fjalen e nje personi joprofesionit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?