Ervin Salianji

Ylli Pata: Ç’punë ka Salianji të drejtojë grupin e PD-së?

11 Janar 2023, 19:43| Përditesimi: 11 Janar 2023, 20:05

  • Share

Ervin Saljianji ka shprehur hapur ambicien e tij për të marrë drejtimin e grupit parlamentar të PD-së, duke pasur si atu politike qëndrimin e tij që nuk është më një kundërshtar i Sali Berishës, por kritik i Enkelejd Alibeajt. Saljanji, Grida Duma, por edhe disa deputetë të tjerë të PD-së, pas 6 marsit kanë shprehur hapur një lloj hapjeje ndaj foltores, duke sulmuar lidershipin e Lulzim Bashës, sa arritën që të sigurojnë dorëheqjen e tij.

Por aksioni i tyre, asnjëherë nuk pati një qartësi politike në Partinë Demokratike, për të arritur një vendim strukturash për grupin parlamentar. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021, e pas këtyre zgjedhjeve ai është konstituuar nga vendimet e forumeve të PD-së.

Në një sistem si i yni, ku deputetët vijnë nga listat e mbyllura, nuk ka logjikë që vendimet e mëdha të merren nga grupi parlamentar, edhe pse ky institucion është më legjtimi dhe më i rëndësishmi në nivelin politik. Në Britaninë e Madhe, kryesisht Partinë Konservatore, grupi parlamentar ka shumë kopetenca. Kjo vjen, edhe si pasojë e mënyrës së zgjedhjes; deputetët zgjidhen me sistem mazhoritar, ku fitojnë direkt mbështetjen e elektoratit. E sit ë tillë ata kanë fuqinë politike të bazës ër të ndikuar në vendimet e partisë.

Në këtë rast, grupi parlamentar i Partisë Demokratike, nuk ka asnjë mundësi statutore që të prishë ekuilibrat olitikë nga humored e deputetëve. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, është nomenklaturë direkte e kryesisë apo Këshillit Kombëtar të PD-së. Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, ndoshta do të duhej që strukturat e partisë të bënin një rifreskim apo rivotim të organeve drejtuese, por këtë nuk se e kërkoi as Duma, as Saljanji, megjithëse ata ndryshuan qëndrimet e tyre ndaj Sali Berishës.

Të paktën në shtator të vitit të shkuar, kur nisi sesioni i ri parlamentar, mund të kërkohej një votbesim në strukturat e Partisë Demokratike në lidhje me Enkelejd Alibeajn, i cili është kryetari i komanduar i partisë dhe kreu i grupit parlamentar, i votuar nga kryesia e PD-së. Që të largohet Alibeaj, duhet një vendim i kryesisë, për shkarkimin e tij, pasi grupi parlamentar nuk është gjë tjetër veçse një përfaqësim politik i PD-së. Megjithatë, në këtë rast, kemi foltoren, grupin e Alibeajt, dhe “grupin e zjarrit” apo “të të rinjve” të cilët kërkojnë të marrin në dorë vulat e reja, duke shfrytëzuar marrëdhëniet “fluide”. Gjithsesi nuk është legjitim, përveçse një rikthim në struktura, apo një referendum tek anëtarët e Partisë Demokratike, të cilët kanë zgjedhur në vitin 2021 Enkelejd Alibeajn si kryetar grupi.

Ervin Saljanji realisht nuk ka asnjë lidhje me drejtimin e grupit parlamentar. Ai, siç edhe deputetët e tjerë, do të duhet të kërkojnë mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike. Një forum, ku edhe Saljanji është anëtar, por që realisht ka pas 8 janarit që nuk i njeh më këto forume. Ndershmërisht, do të duhej që si Grida Duma, apo edhe si Agron Gjekmarkaj e Flutura Açka, të cilët kanë mbajtur një qëndrim trans mbi dy pjesët e PD-së. Pasi tashmë është e qartë, o je me Alibeajn, o me Berishën. Saljanji, duket qartë se i përket Foltores.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pd ne gojen e pl(lsi): 11/01/2023 21:26

    O gazetar, nuk ka pune salianj babalia, por kushua i tij Agush Metaj, se do te gllaberoj gjithe opoziten. Ose Saliu nuk e kupton(ku nuk beson njeri) ose pas zevendesimit te Alibeaj me gjoja salianj, do filloj lufta per jete a vdekje e "titaneve" te korrupsionit 32 vjecar shqiptar berisha-metaj, se sinjalet u pane ne 6 dhjetor 2022, kur nje i semure mendor i degradoi me nje grusht dhe agushi nuk e prishi terezine, duket eshte ne rruge te mbare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?