Ilir Meta dhe Sali Berisha

Ylli Pata: Bardhi, Evi, Meta e Berisha: fabula e një opozite të rreme

10 Tetor 2023, 19:34| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 19:38

  • Share

Përjashtimi i Gazment Bardhit si anëtar i Partisë Demokratike, u bë nga kryesia e partisë që drejton Lulzim Basha. Gjithçka ndodhi, pasi Bardhi tentoi të ndryshojë të gjithë zhvillimet që PD kishte kryer që pas shtatorit 2021, kur Sali Berisha dhe përkrahësit e tij u larguan nga grupi parlamentar i PD-së.

Vendimi për përjashtimin e Bardhit, ishte thjesht një akt administrative i bërë nga halli mos ndryshonte raportin e forcave në Parlament, pasi PD, do të duhet të shprehej për të pikërisht kur njeriu më i pushtetshëm i Partisë Demokratike në tagrin juridik bllokoi partinë e tij të marrë pjesë në zgjedhje. Madje edhe paratë që shteti i jepte për PD-në i kaloi për foltoren e Berishën. Pse nuk e mori atëherë PD-ja vendimin për Gaz Bardhin? Kush e di! Fakt është se udhëheqja e Partisë Demokratike, me Lulzim Bashën sot kryetar, i duket vetja sikur po ecën në mina, ndaj edhe Luli vishej si Zelenski, kur në fakt është krejt ndryshe.

Partia Demokratike sot është një mjedis i ri politik dhe organizativ, i cili më 14 maj për këshilltarë ma marrë më shumë se 100 mijë vota. Sikur të kishte kandidatë për kryebashkiakë, fuqia e tij do të ishte më e madhe. Pavarësisht se askush nuk e pranon në mjedisin mediatic, PD e Lulzim Bashës ka trashëguar pjesën më të madhe të strukturave të bazës së Partisë Demokratike të bashkuar-anëtarësisë bëhet fjalë. Në dukje, nuk se është ndonjë lajm kombëtar, pasi bëhet fjalë për militancë, por për kronikën politike ja vlen dhe është e rëndësishme të mbahet shënim.

14 maji ishte një dëshmi kokëfortë, por edhe zgjedhjet e përsëritura në Kukës. Sikur PD të merrte pjesë, së paku rezultati do të ishte ndryshe. E kjo quhet fuqi. E cila për momentin është relative, por në rastin e zgjedhjeve ka treguar të jetë deçizive.

Sa është forca e PD-së së Lulzim Bashës, që shumë e quajnë një minorancë që nuk gjen as komisionerë. Këta shumë janë thjesht armiq për vdekje të Lulzim Bashës. Tom Doshi për shembull. Meqë ra fjala në Shkodër nuk është aspak e vërtetë se PD ka marrë komisionerë te PS-ja; përkundrazi. Ka pasur komisionerë të PS-së, që dikur kanë qenë votues të PD-së. Siç dhe ata që votuan Benet Becin. Kush e votoi Benet Becin në Shkodër? Mjafton të shikosh proceverbalet e qendrave të votimit dhe arrin në përfundimin se kryetarin e aktual të bashkisë së Shkodrës e kanë votuar të gjithë. Socialistë po e po, por demokratë në radhë të parë, ose së paku votues të PD-së.

Mund të kenë qenë edhe arsye praktike, ka shumë gjasa, por brenda asaj vote të gjerë ka mjaft votë politike. Votë politike, që ndoshta në zgjedhjet parlamentare të 2025-s nuk do të jenë në atë adresë, pra për PS. Por gjithsesi kjo varet. Varet nga qëndrimi i Partisë Demokratike të Lulzim Bashës, që i takon të identifikojë pa kompleks të gjithë votuesit e djathtë që dolën hapur e shfrynë dufin kundër koalicionit të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Të cilët, ranë në një kurth më 6 mars 2022, e kujtuan se votat që zgjodhën Bardh Spahinë do të përsëriten më 14 maj 2023. Spahia u zgjodh më së shumti si pasojë e votave të deputetit Agron Çela, i cili prej vitesh merrte një numër të konsiderueshëm deri në 8 mijë vota në rang bashkie. Kalimi i tij me PS-në rezultoi fatal për Berishën e Metën.

Më shumë se kaq, Si Berisha ashtu edhe Meta, rezultuan se nuk e kanë kontrollin politik të bazës së votuesve opozitarë. Përndryshe nuk do të dilnin kaq rëndë. Të vijmë te personazhe që kanë mbuluar kronikën politike në vitet e fundit, por që realisht nuk se kanë bazë në politikë. 

Si zonja Evi Kokalari. E cila mbështeti Sali Berishën me shpresën se do të ketë një rol në foltoren e doktorit. Kur nuk e arriti, ajo sot kaloi në një kritike madje kundërshtare e Berishës. E siç ka bërë të ditur është gati të diskutojë me Lulzim Bashën. Krejt normale. Po Berisha e Meta? Ata sot duken si aktorë shëtitës që nuk po gjejnë një teatër me peshë për të performuar në opozitë. Pasi kanë frikë mos i lëshojnë domatet e kullave dhe hetimeve të SPAK.

Po cila do të jetë opozita e nesërme? Gjasat janë se është herët për të definuar një parashikim, pasi fusha është krejt e re. Gjithsesi, fakt është se si Berisha ashtu edhe Meta, janë si peshku në të thatë. Sado që rrahin krahët dhe bishtin…

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?