Ervin Salianji

Ylli Pata: 'Babalja', një kartë politike që nuk lindi me Salianjin!

3 Prill, 07:19| Përditesimi: 3 Prill, 16:40

  • Share

Gazetarë të ndryshëm po e ilustrojnë “bombën tymuese” të Gaz Bardhit, si një “Babale numër 2”. Duke u nisur nga mënyra, metoda, koha e sjellja në këtë rast, që ngjan si dy pika uji me ngjarjen e viteve të mëparshme. Që rezultoi jo vetëm një balonë me ajër, por edhe një ngërç gjyqësor siç po e shikojmë punët. Por duket se “Babalja” nuk është thjesht një bllof pokeri i protagonistit të saj, që për tu afirmuar rrezikon edhe një dënim penal.

Kjo është një metodë pune, një mënyrë e të menduarit, që ka pasur protagonist për fatkeq, edhe njerëz të iluminuar e me fuqi akademike të nivelit të lartë. Politika e tollumbaceve që si me frymë, si me helium fluturojnë e më pas shpërthejnë nuk ka ndryshim. Thjesht ato me helium të hollojnë zërin, që nuk trashet dot në panelet e darkës. Në thelb, ky mekanizëm që dot ka marrë emrin “Babale” prej rastit gjyqësor që tashmë ka një vendim të gjykatës së lartë, ka pasur edhe një akrobaci spektakolare akrobatike në vitin 2006.

Protagonisti? Kush mund të ishte tjetër, veçse hudini i bllofit e i fabulave të tilla në politikën shqiptare. Doktor Berisha, i cili, gjatë një shtrëngimi dore me Fatos Nanon, dha edhe shpjegimin real sesi ka funksionuar politika e tij. Ai për vite e vite e kishte akuzuar Fatos Nanon si vrasës së Azem Hajdarit, vrasje e tragjedi të tjera, akuza korrupsioni nga më makabret, por kur u pyet nga Sokol Balla, a kanë rënë akuzat pas këtij përqafimi, Berisha u përgjigj: Ishin thjesht për efekt elektoral.

Njëjtë kanë thënë edhe berishët që doktori i klonoi në të gjithë konstelacionin politik të ashtuquajtur të djathtë, edhe nga fidanishtet e profesorave që e konsideronin si “Openhajmer të politikës”. Por sërish nuk është vetë Berisha shpikësi apo krijuesi i formulës “Babale”. Ajo ishte një frymë politike që zu fill në vitin 1990, nga tribunët e rinj, që të entuziazmuar nga pritja e madhe popullore, këpusnin mufka pa fund.

Një nga të cilat ka qenë edhe i famshmi John MCgow në vitin 1992. Një mik i Tritan Shehut nga Zvicra që mbushi gazetat shqiptare të sapo lindura në demokraci, se ai kishte para avionë të ngarkuar me ar nga Ramiz Alia për në Zvicër, e që ai ar do tu kthehej shqiptarëve.

Natyrisht nuk bëhej fjalë për arin e nxjerrë nga Bakër blisteri në Kurbnesh se ai ka mbetur gjithmonë në llogari të shtetit. Flitej për ar të fshehur. Jemi në fushatën e vitit 1992, kur edhe një intelektual i njohur në vend si i ndjeri Gramoz Pashko nxorri në treg “çekun e Bardhë”, ku shumica e mori që nëse fiton PD, mjafton të vendosin shumën, se këtu do të bjerë shi dollarësh.

Profesor Pashko e ka shpjeguar atë frazë si metaforë politike e mbështetjes Perëndimore. Edhe mund të jetë kështu, por në publik u kuptua ndryshe. Apo krahasuar me një mdel ndriçues  në ish-lindjen komuniste, dy nga eksponentët më të rëndësishëm të saj: Leh Valesa dhe Vaslav Havel nuk kishin nevojë kurrë për mashtrime të bujshme. i flisnin njerëzve me atë që kishin në mendje e në zemër. Dhe të gjithë i deshën, sa patën fuqi të udhëhiqnin.

Këtu te ne, kjo nuk ndodhi, jo se njerëzit prisnin mashtrimet si “karamelet e doktorit”. Por sepse kjo metodë u kthye në ves infektori jo vetëm klasën politike, por edhe median dhe opinionbërësit. Të cilët janë realisht u kthyen dalë ngadalë jo në tryeza, porn ë laboratorë ku u përgatiten formulat toksike të babaleve, Si një armë kimike…/TemA

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?