Ylli Pata: 8 janari mes Gaz Bardhit, Salianjit e Sali Berishës!

8 Janar, 18:52| Përditesimi: 8 Janar, 18:54

  • Share

Teta, duket se është numri i Sali Berishës, edhe pse nuk është Akrep. Është Peshore? Ca thonë se jo! Ka lindur në korrik. Po a është Gaforre si Edi Rama, apo Luan. Kjo duket temë më shumë për panelin e thellë shkencor të Çanit.

Megjithatë, më 8 nëntor 1941 u themelua Partia Komuniste Shqiptare, anëtar i së cilës u bë Sali Berisha prej vitit 1968 deri në vitin 1991. Fiks 23 vjet. Më 8 dhjetor 1990, Sali Berisha shkoi tek studentët me këshillën e Ramiz Alisë, e përfundoi kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë që doli nga studentët. Ku qëndroi nga 1991-2013; fiks 22 vjet. Por më 2022, Sali Berisha vendosi të sulmojë PD-në e Lulzim Bashës më 8 janar. Rastësi? 8 Nëntor, 8 Dhjetor, 8 Janar, kur është data?

Po ta mendosh thellë, 8 janari është më intrigues se 8 nëntori e 8 dhjetori. Më 8 nëntor kanë qenë 200 komunistë, ku në fund a mbërritën a nuk mbërritën 2-3. Ashtu ndodhi edhe me 8 dhjetorin. Por 8 janari ishte shumë më fleksibel. Kishte fabul, intrigë, anën tragjike, komike, por në fund edhe dramën politike. Pse?

Po ja: Sali Berisha me të tijtë që ishin të mërzitu nga Non Gratat e SHBA e Britanisë, i ranë selisë së SHQUP me mjete jo zjarri, po të forta ama. Që doktori i quajti një ditë më parë: Pekule. Me një fjalë nuk janë as predha as fishekë, por qysqi, leva, shkallë, pinca deshër e gjëra të tilla që janë pjesë arkeologjike. Brenda selisë së PD, ishin përveç Lul Bashës, Edhe Gaz Bardhi, që ishte si “Mehmet Shehu” i Enverit. Shefi operativ. Kadri Hazbiu ishte Saljanji, që në dorë mbante një stap të madh si filmi: “Asgjë nuk Harrohet”. Grida Duma ishte agjitpropja, e cila në video ju drejtua Sali Berishës duke e konsideruar si njeriu i së keqes.

Dy javë më pas gjithçka ndryshoi. Grida e Saljanji kërkuan të ikë Luli, për të cilin më 8 janar po jepnin jetën. E u afruan te doktori. Gaz Bardhi, i tha Alibeajt o ti o unë. E Enkelejdi nuk foli, po nxori vulën. Po çfarë ishte realisht 8 janari? Kush ishin të mirët e të këqinjtë? Si ka mundësi që ata që i rezistuan sulmit mesjetar të Berishës i shkuan më pas në krah? Çfarë ndodhi atë ditë?

Gjithçka ndodhi më 8 janar 2022 ende nuk është zbardhur. Atë ditë realisht ka ndodhur ndarja e madhe. Një pjesë e strukturave të Partisë Demokratike arritën të ndalonin agresionin e Sali Berishës. Dhe e bënë me të vërtetë. Ja arritën qëllimin në mënyrën më të mirë të mundshme. Pasdite, ata ishin realisht njerëzit që e administronin opozitën shqiptare. E kjo solli gjithë inatin a atyre që këtë lojë e bënin vetëm në rrjete sociale, e që nuk kishin lidhje me 8 janarin. Siç ishte Grida, Saljanji, Gaz Bardhi e deputetët. Ishin kryetarët e degëve të PD-së së bashku me strukturat e tyre. Ata i thanë Sali Berishës nuk je ti, po jemi ne PD. 8 janari ëstë realisht dita e themelimit të opozitës shqiptare. /TemA

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?