Deputetët e PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj

Ylli Pata: Sa vota kanë marrë Bardhi e Gjekmarkaj?

5 Mars, 19:42| Përditesimi: 5 Mars, 19:45

  • Share

Kjo është një pyetje retorike që e bëjnë gjithnjë militantët. Të cilët për këdo që vjen në territor thonë se sa vota merr ti. Politika reale këtë ka si logjikë, sa vota merr një individ?

Agron Gjekmarkaj dhe Mark Marku janë dy nga emrat më të mirë të qarkut Lezhë. Jo vetëm nga e djathta, por sidomos nga e djathta. Intelektualë, lidhje me të djathtën e vjetër, por që në momentin e fundit nuk pranuan të jenë njerëz politikë. Donin të ishin vetvetja. Gjeja më e mirë e mundshme.

Po sot? Gjekmarkaj si nënkryetar i Sali Berishës? Kjo është politikë. Gjekmarkaj, pavarësisht se është hedhur në treg si një antiberishë, ai doktorin e adhuron. Madje, më shumë se kaq. E në PD ka shumë. Sali Berisha nuk është thjesht një lider politik. Është një fenomen social në kuptimin e plotë të fjalës.

A ka pasur brenda PD ndonjë zë që edhe pse nuk e ka pëlqyer ti ketë thënë: Sikur s’e ke mirë! Kurrë! Nëse do të ndodhte kjo, përshembull me Agronin, do të ishte që në fillimet e tij. Gjekmarkaj është njeriu që PD pjell lidera, pra kreu i qarkut Lezhë. Ku në zgjedhjet e 2021, PD ka marrë 4 deputetë. Gjekamarkaj se ka pasur kurrë idenë se çfarë do të thotë qarku Lezhë, siç nuk e ka pasur edhe profesor Mark Marku, edhe pse është më politik se Agroni.

Lezha, Mirdita, Laçi, nuk janë zona elektorale. Janë tribu politike dhe sociale që duhet të dish ti menaxhosh. Qarku Lezhë përshembull ndahet në zonën e Fushë Kuqes. Sali Berisha, pra foltorja ka fituar Rrëshenin, pra Mirditën, dhe e ka fituar një emër i madh. Albert Mëlyshi. Nuk e ka përkrahur deri tani Agron Gjekmarkaj, as Gaz Bardhi e as Sali Berisha. Në një zhvillim normal, fitorja e bashkisë së Mirditës sjell përmbysjen në Lezhë e në veri se gjërat janë të ndërvarura.

Por deri tani kjo s’ka ndodhur sepse foltorja nuk ka lidhje me bashkitë, me territorin, por me kupolën dhe grupin parlamentar. Sepse Gjekmarkaj e Bardhi do të jetë në logjikën drejtuese të Kuvendit por jo me lidhjen në territor. Në fakt para Gjekmarkajt në foltore llogarritet më shumë Albert Mylyshi dhe këtë Agroni e di më mirë, thjesht do ta bëjë Bertin të panjohur. Por s’e bën dot, është kryetar bashkie. 

Për Bardhin e Gjekmarkajn nuk ka votuar askush, as në parti, as në zgjedhje. Ata duan të jenë përfaqësues. Po të kujt? Të atyre që nga Lulzim Basha u mërzitën. Po në foltore si Bardhi, si Gjekmarkaj, janë më të urryer se Lulzim Basha. Ata nuk do të merrnin as edhe 10 vota. Megjithatë doktori ju tha të tijve se pa ta ne nuk kemi grup parlamentar, pas dy vjetësh. Po sa vota kanë marrë realisht Gazmend Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj në PD e Bashës dhe në Foltoren e Sali Berishës?

Bardhi në Elbasan nuk zgjidhet dot deputet pa qenë i pari në listë dhe Gjekmarkaj në Lezhë e njëjta gjë. Po të ishte me vota të dy nuk zgjidheshin kurrë deputetë. TemA

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?