O Yeong-Su

Ylli i 'Squid Game' , 79-vjeç, dënohet për sulm seksual

15 Mars, 13:45| Përditesimi: 15 Mars, 14:10

  • Share

Ylli serialit të famshëm koreano-jugor, ‘Squid Game’, aktori O Yeong-Su, është dënuar me tetë muaj burg me kusht, për sjellje të pahijshme seksuale nga një gjykatë në Korenë e Jugut. Po ashtu aktori është urdhëruar gjithashtu të ndjekë mësimet për dhunën seksuale.

79-vjeçari u akuzua në vitin 2022 për sulm seksual dy herë ndaj një gruaje.

Sulmet ndodhën pesë vjet më parë kur aktori ishte duke qëndruar në një zonë rurale për një shfaqje teatrale në vitin 2017, raportoi AFP.

Aktori ka thënë se do të apelojë vendimin.

Akuzat ishin se ai përqafoi një grua dhe e puthi në faqe kundër dëshirës së saj, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Sipas AFP, gjykatësi Jeong Yeon-ju tha se të dhënat e viktimës për sulmin dhe pretendimet e saj ishin "të qëndrueshme ... dhe duket se janë deklarata që nuk mund të bëhen pa i përjetuar ato".

O kishte mohuar pretendimet të cilat, sipas Gjykatës së Qarkut Suwon, u zhvilluan në një shteg ecjeje dhe përpara banesës së viktimës.

Aktori fitoi famë ndërkombëtare pasi luajti në serialin Squid Game.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?