Gianna Nannini

Koronavirusi/ Ylli i rrokut italian organizon koncert online për të gjithë fansat

11 Mars 2020, 17:15| Përditesimi: 11 Mars 2020, 17:23

  • Share

Ylli i rrokut italian, Gianna Nannini  premtoi se do të transmetojë koncertin e saj të rradhës nga shtëpia për të frenuar koronavirusin.

65-vjeçarja e famshme që ka rreth 30 albume, lajmëroi gjithë fansat në faqen e saj në Instagram që të enjten në orën 16:00 ta ndjekin live.

Zëri i Nannini-t është i njohur prej 4 dekadash kryesisht për publikun italian dhe atë botëror.

Koncertet e saj më të fundit kanë siguruar një përzierje të muzikës pop dhe rrok.

“E keqja për këtë virus është vetmia. Secili prej nesh duhet të sigurojë diçka të vetën në dispozicion të komunitetit tonë.

Unë jam në Milano dhe dua të organizoj serenata online për të qenë më të sigurt.

Nga ky moment do të aktivizojmë pajisjet që janë përdorur tashmë për shkollën në internet dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të kapërcyer këtë moment të tmerrshëm së bashku.

Qenia njerëzore duhet të fillojë nga dobësia e tij, nga brishtësia e tij, për të zbuluar gjëra të reja të harruara, pa u kapur nga frika.

Do t’ju pres të enjten në orën 16.00”, ka shkruar ajo në rrjetin social.

Koncerti i Nannini-t do të jetë i pari online, pas alarmit të koronavirusit në të gjithë botën.

Postimi i Nannini-t

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?