Dua Lipa me stafin e Mrizit të Zanave

Ylli i muzikës botërore në Lezhë, Dua Lipa drekon tek Mrizi i Zanave

10 Gusht 2022, 09:01| Përditesimi: 10 Gusht 2022, 09:12

  • Share

Erdhi. Me kapele të shkruar Capri, me buzëkuq të lehtë veror, me fustan veror me bord me dantella dhe fasho diagonale transparente, me vëthët e mëdhenj e flokët e lëshuara, vogëlushja që u bë vajza çapkëne, ylli i muzikës botërore ishte në Lezhë. Dua Lipa drekoi tek Mrizi Zanave në Fishtë, ndërsa fotot u bënë publike nga vetë restoranti i famshëm.

“Frymëzimi dhe esenca e Dua Lipa që ka nevojë urgjente rinia Shqiptare! Është urgjente me kuptu që fama nuk arrihet me drogë, armë, fjalë të pista, gangsta apo operacione plastike, silikon siç po ju mësojnë disa "vipa" vendas!! Vlera është vetëm tek arti, shija, esenca e së bukurës, patriotizmi dhe mbi të gjitha familja siç na mëson Dua Lipa , @dukagjinlipa me familjen.

Këngëtarja shqiptare ka pozuar mes stafit të të rinjve që janë të punësuar te Mrizi i Zanave. Dua po bëhet zëri i të rinjve, ndërsa sëfundmi në konferencën përpara 'Sunny Hill' iu drejtoi një mesazh të rinjve se ata mund t'i realizojnë ëndrrat e tyre sado të mëdha të jenë, mjafton që të përkushtohen dhe të punojnë shumë fort për to. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?