Sport

Ylli i futbollit, Michael Ballack humb tragjikisht të birin në moshën 18-vjeçare

5 Gusht 2021, 22:58| Përditesimi: 5 Gusht 2021, 22:59

  • Share

Michael Ballack, futbollisti i famshëm gjerman ka humbur të birin në moshën 18-vjeçare! Djali i ish-lojëtarit të Chelsea-it, është aksidentuar në mënyrë fatale teksa po i jepte një motorri me katër rrota në Portugali.

I ndjeri ishte fëmija i dytë i Ballack dhe ish-gruas së tij, të cilët sipas të dhënave të para kanë qenë në Portugali me pushime bashkë gjatë kohës që ka ndodhur tragjedia.

44-vjeçari Michael Ballack konsiderohej si një nga lojëtarët më të mirë të brezit të tij. Klubi i futbollit anglez kanë qenë të parët që i kanë shprehur ngushëllimet futbollistit dhe familjes së tij. Përveç 18-vjeçarit, Ballack është gjithashtu baba i dy fëmijëve të tjerë Louis dhe Jordi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?