Ylli Gurra: Komuniteti mysliman vuan pasojat e korrupsionit! Edhe Xhamia e Namazgjasë peng e problemeve të brendshme në Turqi

28 Qershor 2023, 19:41| Përditesimi: 28 Qershor 2023, 20:05

  • Share

Ish myftiu i Tiranës, Ylli Gurra thotë se korrupsioni mbetet problematikë edhe për komunitetin mysliman. Në një intervistë për Report Tv në ‘Studio Live’ nga gazetari Arbër Hitaj tha se çakordimi i shoqërisë besimtare u shkaktua nga largimi i 100 qytetarëve shqiptarë në Siri ku thotë se përjetuan momente ferri.

“Një tjetër problematikë është korrupsioni që ka qenë prezent edhe te komuniteti mysliman dhe e vuan ende. Edhe syri i qeverisë nga pikëpamja e kontrollit dhe menaxhimit duhet të jetë më e vëmendshme. Paratë e zeza, nëse bëhet kaq zhurmë, paratë që futen nga narkotrafiku apo të tjera me radhë e dëmtojnë ekonominë, krijuan në Shqipëri një çakordim mes shoqërisë besimtare.

Nuk është e lehtë ajo që ndodhi në Shqipëri që të shkojnë 100 qytetarë në Siri. Një katrahurë ferri. Sot janë ata që me plot gojën e dënojnë dhe e mallkojnë por kanë humbur jetën disa dhjetëra qytetarë. Institucioni nuk ka gjithë përfshirjen. Thembra e Akilit e komunitetit është pavarësia në të gjithë tërësinë e vet”, tha Gurra.

Një koment e bëri edhe për Xhaminë e Namazgjasë që financohet nga qeveria e Erdogan duke thënë se po mbahet peng nga problematika e brendshme e shtetit turk.

“Nëse kemi një problem prej 7-8 vitesh në shtetin turk mes një grupimi dhe qeverisë është përcjellë e gjitha në realitetin e bashkësisë myslimane të këtij vendi. Pse duhet ta paguajmë ne këtë? Dikush thotë është politika e presidentit. Ata kanë mundësinë e kohën por pse duhet ta paguajnë myslimanët shqiptarë? Nga maji i 2015 kanë kaluar 8 vite dhe po fillon viti i 9 e realiteti është i hidhur për Xhaminë e Namazgjasë. Është problematike e brendshme e shtetit turk me institucione apo grupime të caktuara të shpallura apo jo terroriste por edhe një pjesë e një rrogëtarëve janë pjesë e këtij grupimi”, tha Gurra.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/06/2023 01:32

    Perse nuk shpallni pavaresine e KMSH si KOSH qe eshte autoqefal.Ndoshta nuk ekziston si koncept ne besimin mysliman,por pse jo ?? Dikush duhet te hedhe hapin e pare dhe keshtu nuk vareni as nga turqit,as nga arabet,as nga iranianet,por jeni thjesht shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?