Ylber Ramadani

Ylber Ramadani vështirësi në frymëmarrje, shmang operacionin

23 Prill, 12:29| Përditesimi: 23 Prill, 12:30

  • Share

ITALI - Futbollisti i Kombëtares dhe Leçes, Ylber Ramadani ka kaluar një problem pasi një infeksion në qafë i jepte probleme në frymëmarrje. Klubi i Serie A bën me dije se mesfushori tanimë është përmirësuar dhe ka shmangur operacionin, duke qenë gati për trajnerin Gatti.

"Leçe njofton se futbollisti Ylber Ramadani pësoi një infeksion në qafë javën e kaluar i cili i shkaktoi vështirësi në frymëmarrje për disa ditë. Futbollisti iu nënshtrua menjëherë analizave dhe terapive të specializuara të cilat e lejuan të shmangte operacionin Deri më sot ai ka kapërcyer fazën akute dhe së shpejti do të jetë në dispozicion të trajnerit", shkruan Leçe.

Ky është njoftimi zyrtar për shtyp me të cilin klubi puljez tregoi kushtet e mesfushorit shqiptar, i cili ka munguar në ndeshjen e fundit të Serie A ndaj Sassuolos.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?