Ylber Ramadani

Ylber Ramadani ndëshkohet nga Disiplina në Serie A

31 Janar, 15:07
  • Share

Ylber Ramadani është padyshim shtylla e mesit të fushës në Kombëtare, me lojtarin që po bën mirë te Leçe këtë sezon. Veç paraqitjeve të mira, Ramadani ka marrë edhe pezullimin e dytë, kjo për shkak të kartonave të verdhë.

I njohur për grintën dhe dyluftimet e ashpra në fushë, Ramadani duhet të bëjë sërish një javë pushim. Ai arrin kuotën e 10 kartonave të verdhë në kampionat. Faulli në mesfushë gjatë kohës shtesë në Genoa 2-1 Leçe do të çojë në skualifikim për ndeshjen në shtëpi kundër Fiorentinës.

27-vjeçari nuk ka marrë asnjë karton të kuq, teksa do vuajë pezullimin e dytë këtë sezon, pasi në Serie A pas pesë kartonave të verdhë ka një javë pezullim.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?