Gazment Bardhi

Xibraka/ Targa që Bardhi denoncoi si të Olsi Ramës, është e motrës së ish ministres së Sali Berishës

29 Mars, 15:59| Përditesimi: 29 Mars, 16:10

  • Share

'Denoncimi' i bujshëm i Gaz Bardhit për implikimin e pretenduar të Olsi Ramës në dosjen se laborarorit të kokainës në Xibrakë, nuk është thjeshtë një fall me letra apo gjëegjëzë shqupiste.

'Denoncimi', më e pakta, është një gënjeshtër banale dhe sharlatanizëm politik, por mund të jetë edhe një përpjekje për shantazh dhe pazar.

Pika kyçe në denoncimin e Bardhit ishte një targë.

"Në takimin e datës 13.01.2015 me pothuajse të gjithë anëtarët e grupit kriminal, “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”, që ka mbetur i paidentifikuar, ka qenë përdorues i automjetit me targa AA653DM. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se Olsi Rama është përdorues i automjetit me targa AA653DM", denoncoi Bardhi.

Por, Bardhi nuk tregoi se kush ishte pronari i automjetit me targë AA653DM. Ky është një element kyç i një denoncimi.

Makina i përket shtetases Ornela Bregu, motra e Majlinda Bregut, ish ministre e Integrimit në qeverinë e Sali Berishës.

Me logjikën e Bardhit, më të implikuar qenkëra ish ministërja e PD dhe vetë Berisha në dosjen Xibraka se sa Olsi Rama.

Denoncimi i Bardhit 'fut ujë' edhe në një anë tjetër.

Çfarë interesi dhe nevoje do të kishte Olsi Rama për t'u bërë pjesë e këtij aktiviteti kriminal? Sa para do fitonte?

Po sikur të ishte pjesë, pse duhej të agazhohej me makinë në terren? A dalin bosët në terren?

Dhe pastaj thonë pas çdo palë zgjedhje pse humbëm më thellë! /Marrë nga facebook

Denoncimi i Gaz Bardhit

Targa e makinës së përmendur nga Bardhi rezulton me pronare Ornela Bregun

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem Gahinjit: 30/03/2024 11:34

    Meqe dikush thote se burri i pronares se makines Ka qene trafikant,a ekziston myndesija qe 45 vjecari i makines me floke te shkurtra,te kete qene burri i pronares se makines?Po' makinen ne perdorim te Olsit kush e Guidonte?Pse identifikohet Olsit me 45 vjecarin flokeshkurter,kur Olsi eshte identifikuar nga documenti i paraqitur ne piken e kalimit te kufirit?

    Përgjigju
  • Shqipetari: 29/03/2024 19:59

    Kush tha qe Majlinda Bregu nuk e ka shitur shpirtin per kariere?? A e beri Rama te derguar ne BE. Ky fakt e implikon me shume Olsin. Madje burri i Orneles trafikant droge i denuar ne itali dhe i perfshire ne skemen e bixhozit me mafiozin Prudentino ketu e ploteson lidhjen e me makinen e trafikanteve te droges. Pra sipas dosjes nuk ka qene vetem Olsi i paidentifikuar por tjetri qenka burri i Orneles.

    Përgjigju
  • Patronazhisti: 29/03/2024 19:41

    Po ai e tha vete dje, makina tjeter ishte e Arta Dades qe perdornin keta 3 te famshmit e Xibrakes per levizje, gjithe puna ishte qe sdihej nqs kane qene pronare keto zonja apo jo mes 2014 dhe 2018 or shok i Batonit dhe Irisit...

    Përgjigju
  • Ledi: 29/03/2024 18:39

    Ky tip me emrin Gaz Bardhi Esther I njejte me Baalbek Salianji we politik kane hyre me mashtrime .Olson Rama duvet ta oasis per shpifje qe ky kamaleon te zej mend,plus duhet hetuar dhe per vrasjen e Xhuvanit si organizator I grupeve paramilitarie per brojtjes se votes

    Përgjigju
  • Oooo: 29/03/2024 16:58

    Ooo

    Përgjigju
    • Cubel breca: 29/03/2024 19:34

      Po normale per atë lloj fitoreje po punojnë!!!!!!!!!!!!! Kur të mbarojn zgjedhjet ( ato i vjedh Rama ) a i shkreti ky

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?