Dera e farmacise e thyer

Thyhet xhami i derës së një farmacie në Elbasan në orët e para të mëngjesit (FOTO)

10 Dhjetor 2020, 08:33| Përditesimi: 10 Dhjetor 2020, 08:53

  • Share

Gjatë orëve të para të mëngjesit është thyer xhami në derën e një farmacie në lagjen "Emin Matraxhiu" në Elbasan.

Deri tani nga verifikimet paraprake raportohet se nuk është vjedhur asgjë.

Nuk dihet nëse thyerja ka qenë e qëllimshme për të vjedhur apo për të përcjellë ndonjë mesazh.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e  plotë të saj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?