Redon Ismaili

Xhuliano Skuka 'zbarkon' në Turqi, Partizani prezanton mesfushorin e Kosovës

7 Janar, 21:39| Përditesimi: 7 Janar, 21:40

  • Share

Partizani nuk ndalet në dritaren e janarit sa i takon transferimeve. Pasi zyrtarizoi Xhuliano Skukën të huazuar nga Metz i Francës, kampionët në fuqi të Shqipërisë kanë bërë të vetin për dy sezone edhe 21-vjeçarin e moshave të Kosovës, Redon Ismailin.

Mesfushori prej datës 2 janar ka qenë i grumbulluar me ekipin në mini-fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, duke qenë një mundësi më shumë për Orges Shehin sa i takon zgjedhjeve në formacion.

"Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Redon Ismailin. Mesfushori 21 vjeçar, i cili sëfundmi ishte pjesë e Gjilanit, ka firmosur me kampionët një kontratë dy vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Ismaili pjestar i përfaqësueses U-21 të Kosovës i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore që po zhvillohet në Antalia të Turqisë", thuhet në njoftim.

Veç Ismailit, me ekipin është bashkuar në Antalia edhe Skuka. Sulmuesi pritet të marrë ngarkesën e duhur fizike, për të qenë gati më 13 janar, kur Partizani luan me Teutën.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?