Xhuliano Skuka

Xhuliano Skuka rikthehet te Partizani, e 'spiunon' kapiteni Murataj (FOTO)

4 Janar, 11:49| Përditesimi: 4 Janar, 11:50

  • Share

Xhuliano Skuka pritet të rikthehet te Partizani dhe të përforcojë sulmin e kuq. Një vit pasi la "Demat e Kuq" dhe për 1.4 milionë euro kaloi te Metz në Francë, dibrani duket se do bëjë prapakthehu për t'u bashkuar me kampionët në fuqi të Shqipërisë.

Aventura e Skukës me Metz nuk ishte e duhura, çka bëri që ai të largohej pas vetëm pesë muajve në huazim. Edhe te Maribor në Slloveni ai nuk mundi të gjente veten, duke qenë tanimë "barrë" për klubin francez.

Duket se 25-vjeçari do jetë sërish pjesë e Partizanit. Për këtë ka ngjallur dyshime një postim i kapitenit të "Demave", Valentino Murataj. Me kontratë deri në verën e 2026 te Metz, Skuka do jetë pjesë e Partizanit për të rigjetur formën e duhur.

Postimi i Murataj

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?