Xhudistja Distria Krasniqi fiton medalje të artë në Portugali në 'Grand Prix'

28 Janar 2022, 21:22| Përditesimi: 28 Janar 2022, 22:27

  • Share

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka fituar medalje të artë në garën “Grand Prix” që po zhvillohet në Portugali, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.

Krasniqi mposhti në finale garuesen kroate, Ana Viktorija Puljiz.

Vitin e kaluar Krasniqi kishte fituar medalje të artë në Lojërat Olimpike, që u zhvilluan në Tokio të Japonisë.Më 18 dhjetor, 2021, Krasniqi u shpall xhudistja më e mirë në botë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Përzgjedhja e saj u bë përmes një votimi të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Ora 22:26
Krasniqi fitoi medaljen e artë, Meta: Urime së artës Distria

Presidenti Ilir Meta ka uruar xhudisten Distria Krasniqi për medaljen e artë që ka fituar në garën “Grand Prix” në Portugali.

“Urime së artës Distria Krasniqi”, shkruan Meta.

Ora 22:05
Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë, Osmani: Krenare, është bërë ikona e Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pas triumfit të Distria Krasniqit e cila rrëmbeu medaljen e artë në Portugali.

“Disi jonë fitoi medaljen e artë në Grand Prix të Portugalisë. Krenare që sportistët tanë vazhdimisht po demonstrojnë formë fantastike në gara ndërkombëtare, duke e nderuar veten dhe shtetin.

Distria është fytyra e shtetit tonë, ajo është nderi dhe krenaria! I lumtë që me sukseset e saj prej kohësh është bërë ikona e Kosovës së sotme”, shkruan Vjosa Osmani.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rexhep Tyt Pyk Leka [ kepi ]: 29/01/2022 21:22

    O Berlinez fshati po réndësi ka që ky Shqiptar krenohet me vajzën e ndritur që nderon kombin Shqiptar. Se drejtshkrim nuk po bëjm ktu mbase besi është nxituar e ka bër gabime në drejt shkrim. Po dhe ti o Berlinez vër pseudonim Shqiptar o fshatar.

    Përgjigju
  • Shqipe: 29/01/2022 13:26

    Bravo jeni e mrekullueshme nje komb kreohet me ju

    Përgjigju
  • Vedati Skopje: 29/01/2022 03:53

    Jemi krenar me ju shqipe vec perpara vajza

    Përgjigju
  • besi: 28/01/2022 22:04

    Bravo n’a neruet shqiptarine

    Përgjigju
    • Berlinezi: 28/01/2022 23:18

      O ti besi Shko e ulu edhe njehere ne Bangat e Shkolles dhe meso te shkruash Shqip.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?