Erisa Xhixho

Xhixho: Presidenti të mos dekretojë ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura

26 Shkurt, 14:14| Përditesimi: 26 Shkurt, 21:16

  • Share

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, deputetja Erisa Xhixho, i ka bërë thirrje presidentit Bajram Begaj që të mos dekretojë ndryshimet ligjore të miratuara nga Kuvendi në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”.

Ky ligj sipas saj i kthen zonat e mbrojtura në sheshe ndërtimi.

“Me këtë ligj zonat e mbrojtura, do të shndërrohen në sheshe ndërtimi për resorte, komplekse pallatesh apo biznese, shumica e të cilave do të vihen në shërbim të pastrimit të parave të krimit e korrupsionit”, tha Xhixho.

“Së pari, kompetencat i kalojnë Këshillit Kombëtar të Territorit duke iu hequr Ministrisë së Mjedisit. Së dyti, lejohen investimet strategjike dhe kategoritë e investimeve strategjike si resorte e biznese shërbimi etj. Falë ligjit të ri, nuk do të ketë më zona të mbrojtura. Pra, mund të ndërtohet në Butrint, Karavasta, Mal të Dajtit apo në Liqenin e Ohrit. Ligji largon ekspertët nga vendimmarrja dhe e kalon atë tek Këshilli i Ministrave”, sqaroi Xhixho.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/02/2024 03:39

    Mos humbni kohe me presidentin.Shkoni ne gjykate e deri ne Strasburg,po te jete e nevojshme ! Ceshtja /Butrinti/ ishte nje mesim i mire se me cfare /menyre/ merr vesh ky shtet.

    Përgjigju
  • Linda: 26/02/2024 22:23

    Bashkautorja e vjedhjeve kolosale te Ilir Metes po ben thirrje duke menduar se dikush do ta degjoj!!Paguhet dhe luan lojen e piset te Berishes + Tabakut fatkeqesi te jesh kaq e re dhe te zhytesh ne llum pa filluar mire hapat e politikes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?