Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho

Xhixho: Ikja masive e shqiptarëve e ka rrënjën te keqqeverisja

17 Prill 2023, 18:00| Përditesimi: 17 Prill 2023, 21:46

  • Share

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka deklaruar se shqiptarët nuk kanë shpresë në një të ardhme, për këtë arsye vendi po vuan nga largimet masive.

Duke publikuar të dhënat e një sondazhi nga IDRA, ajo thotë se kjo ikje masive ka ardhur për shkak të keqqeverisjes.

“Shqiptarët nuk kanë shpresë në një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre në Shqipëri. Ikja masive e të rinjve nga Shqipëria përgjatë viteve të fundit i ka rrënjët pikërisht te keqqeverisja që ka vrarë çdo shpresë.

Një sondazh i IDRA-s nxjerr në pah edhe njëherë pakënaqësinë e qytetarëve shqiptarë me drejtimin në të cilin kjo qeveri po e çon vendin.

Pjesa më e madhe e moshave nga 18-55 vjeç mendon se Shqipëria po ecën në drejtimin e gabuar Gati 3/4 e të pyeturve mendojnë se brezi i ri nuk do të ketë të ardhme në Shqipëri

Është pikërisht kjo pakënaqësi ekstreme arsyeja pse shqiptarët ua kalojnë edhe ukrainasve në kërkesat për azil. Ata i ikin vdekjes, shqiptarët i ikin keqqeverisjes, korrupsionit dhe pabarazisë. Më 14 maj, shqiptarët kanë mundësinë ta kthejnë qeverisjen vendore nga një qeverisje moniste, në një qeverisje për t’i shërbyer qytetarëve”, shkruan Xhixho.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?