Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupi

Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupi sjellin hitin e verës me ritme dhe pamje nga jugu i vendit (VIDEO)

10 Korrik 2020, 22:16| Përditesimi: 10 Korrik 2020, 22:45

  • Share

Pak ditë më parë, Ardian Bujupi paralajmëroi se do të sjellë një këngë verore për publikun me anë të një fotoje në Instagram. Fansat dyshonin se ajo ishte Xhensila dhe ky dyshim u vërtetua me lançimin e këngës.

Para pak minutash, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj solli këngën e saj më të re, në bashkëpunim me Ardian Bujupin. Kënga e titulluar “Panorama” është shkruar nga Endrit Mumajesi dhe dy këngëtarët, ndërkohë që pritet të jetë hiti i verës së këtij viti.

Videoklipi është xhiruar në Jug të Shqipërisë dhe skenat janë shumë të larmishme, me plot ngjyra. Xhensila shfaqet më në formë se kurrë në videoklipin e fundit.

Komento

Komente

  • Vloreee: 11/07/2020 14:03

    Mir ky ....po kjo budallacka ka ze te mire pse sajoet kote me panoramamamama... vk.

    Përgjigju
  • E bojna, e sajojna: 11/07/2020 11:15

    Kenge koti. Hit e veres ky?Une per vehte nuk e cova deri ne fund shkimin e videos. Nese merr klikime tregon cfare niveli ulet jane ndjekesit.

    Përgjigju
  • TOMA: 11/07/2020 09:24

    tallava evriuer lale...alabnezet, nehandertalet e pare qe kane arritur te perdorin mjete teknologjike...rrespekt e mirnjohje...

    Përgjigju
  • Urime: 11/07/2020 00:52

    Ju lumtë,kur Video-clipet i bëni ne Shqipëri,edhe reklamoni Bukuritë e Mëmë(At)Dheut!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?