Xhandarmëria serbe hyri në territorin e Kosovës, Hoti: Qytetarët tanë nuk do të jenë pa mbrojtje

8 Gusht 2020, 12:25| Përditesimi: 8 Gusht 2020, 12:28

  • Share

Kryeministri i Kosovës Abdullah Hoti, ka reaguar në lidhje me videon ku shihej xhandarmëria serbe teksa futej në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.
Ngjarja u denoncua ditën e djeshme nga deputeti i Vetëvendosjes Mefail Bajqinovci.

Hoti shkruan se janë angazhuar të gjitha organet përkatëse për të vlerësuar rastin. Ai deklaron se veprimet e qeverisë do të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin.

"Lidhur me atë që ka ndodhur dje në Karaçevë, janë angazhuar të gjitha organet përkatëse për të vlerësuar rastin. Shpejt do të kem një raport të detajizuar. Qytetarët tanë në atë pjesë nuk do të jenë pa mbrojtje të institucioneve. Veprimet tona do të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend",- shkruan Abdullah Hoti.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sokrat: 08/08/2020 15:03

    Duhet ti kishit rrethuar, carmatosur dhe ne direkt ne burg o xhaxhi hoti. Se heres tjeter do te vin me shum. Provokim tipik rus. Njesoj sic filloj aneksim i krimes ne ukrain.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?