Punimet në Xhaminë e Plumbit në Shkodër

Xhamia e Plumbit në Shkodër kantier ndërtimi, vijon puna për restaurimin me fondet e Turqisë (FOTOT)

7 Gusht 2023, 08:19| Përditesimi: 7 Gusht 2023, 09:43

  • Share

SHKODËR- Xhamia e Plumbit në Shkodër po i nënshtrohet një rikonstruksioni me fondet e Turqisë, që prej një viti më parë. Kjo xhami është kthyer në një kantier ndërtimi dhe po vijojnë punimet, ndërsa ka qenë kryeministri Rama që ka ndarë ditën e sotme foto nga ecuria e punimeve. Kryeministri shkruan se do t’ia kthejnë besimtarëve, por do të jetë një tjetër destinacion turistik që i shtohet vendit tonë.

“MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i punës në Xhaminë e Plumbit, për kthimin e këtij tempulli jo vetëm besimtarëve, por edhe Shkodrës, si një tjetër destinacion atraktiv turistik, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Restaurimi i kësaj xhamie do të bëhet nga Turqia, pas një marrëveshje të arritur mes qeverisë shqiptare dhe asaj turke në vizitën që Erdogan bëri në 6 janar të 2021. Projekti është gati dhe për herë të parë nuk do të restaurohet vetëm objekti, por edhe zona përreth, teksa ministrja e Kulturës, Elva Margariti më herët garantoi se nuk do të ketë tjetërsime, por do të ruhen elementët origjinal.

Xhamia e Plumbit ose Xhamia e Mehmet pashë Bushatit (tr. Kurşunlu Cami) është një xhami historike dhe monument kulture i kategorisë së parë në Shkodër. E ndërtuar më 1773/1774, është ndërtesa më e mrekullueshme e vjetër dhe xhamia osmane më e madhe në të gjithë Shqipërinë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • fisnik: 07/08/2023 14:47

    E shikoni se cfar shkruajne keta shpellaret kafshe mos mirenjohes, si po e mer Turqia Shqiperine o ndyresira.. Invesitimet Turke ne vendin tone kane qene vazhdimisht madhore me firma prestigjoze, po ndertimet e termetit i harruat, po spitalin ne Fier, po ndihmen per pamtemine..... Qellime teritorjale per Shqiperine kane neo fashistet grek qe akoma nuk kane hequr ligjin e luftes jo Turqia o malok te ndyre. Kjo xhami eshte unikale dhe nje pike turistike e shkelqyer qe keto 32 vite vetem permbytje ka pasur dhe fal presidentit Erdogon ajo do te rindertohet.

    Përgjigju
  • ÷=/<: 07/08/2023 13:48

    Turqia investon Kosove Shqipni vetem per xhamia,meqe Erdogani na don fort pse nuk nderton hekurudhen Tiran-Shkoder?

    Përgjigju
    • Arbër: 12/09/2023 04:30

      500 specializim në tokat shqiptare vetëm për ndërtim xhamish.

  • Malsori: 07/08/2023 11:58

    Ja edhe nje shkoll tjeter arabo osmane,qe vajton 5 her ne dite,ku veq mësohet budallik arab,ku shahen edhe figurat e kombit,i vetmi popull ne Europ qe mbajmë fen e kulturën e hasmit,kur hapet nje xhami mbyllet nje shkoll

    Përgjigju
  • Halit: 07/08/2023 09:34

    Sa mire per vellezrit tane musliman shkodran. Tani do kemi eshe nje vend per tu takuar me ndihme te Allahit

    Përgjigju
  • xXx: 07/08/2023 09:30

    Turku nuk e mori dot Shqipërin me shpatë,tani po e merr me lekë...

    Përgjigju
    • Bim: 07/08/2023 11:29

      500 vjet po te duken pak xXx

    • Mario: 07/08/2023 10:52

      e ku eshte problemi sa per dijeni ky pashe ka dhene nje kontribut te madh ne historine e ketij vendi dhe do ishte me vend nje bust brenda sallonit te kesaj xhamie me teper se te kthehet ne objekt kulti meqe qenka e papershtatshme per shkak te erozionit teper te larte per aktivitete te tjera kam degjuar

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?