Xhaketa e Michael Jackson shitet për 250,000 £ në ankand

11 Nëntor 2023, 12:23| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 12:27

  • Share

Një xhaketë lëkure e veshur nga Michael Jackson në vitet 1980 është blerë për 250,000 paund në një ankand në Londër.

Xhaketa bardh e zi, e veshur nga këngëtari i ndjerë në një reklamë të Pepsit, pritej të shitej nga 200,000 deri në 400,000 paund në ankand.

Artikulli ishte në mesin e më shumë se 200 relikeve muzikore të shitura në Londër të premten, duke përfshirë një xhaketë të George Michael dhe një pjesë të flokëve të Amy Winehouse.

Jackson veshi xhaketën e shitur në ankand në vitin 1984, në të parën e një serie reklamash që superylli bëri për kompaninë e pijeve joalkoolike, Pepsi.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?