Granit Xhaka në ndeshjen Zvicër -Serbi

Xhaka rrezikon ndeshjen me Portugalinë pas sherrit me lojtarët serb, FIFA mund ta hetojë

3 Dhjetor 2022, 08:54| Përditesimi: 3 Dhjetor 2022, 13:37

  • Share

Xhaka mund të vendoset në qendër të hetimit nga FIFA për shkak të gjesteve të tij në ndeshjen e mbrëmshme me Serbinë. Nëse kjo ndodh rrezikohet Zvicra për në Botëror. Gjithë fokusin në lojën që u zhvillua mbrëmjen e djeshme midis Zvicrës dhe Serbisë ishte edhe tek tensioni midis lojëtarëve shqiptar dhe atyre serb, përveç lojës që që ata zhvilluan. Tensione në fushën e lojës që pasuan edhe në sulme fizike.

Sipas “Bild.de”, Granit Xhaka që u vu në shënjestër të serbëve, mendohet se i provokoi ata në lidhje me një skandal seksual, ende thashetheme të pakonfirmuara për skuadrën serbe dhe mendohet se Vlahovic ka nisur një histori me bashkëshorten e portierit të dytë.

Mendohet se i është referuar këtyre thashethemeve duke ngjallur zemërimin e lojtarëve serb që e sulmuan. Gjithsesi, është FIFA qe merr vendimin e fundit.


Lajmi kryesor:

Tensionet në ndeshjen Zvicër-Serbi, trajneri serb filmohet duke sharë nënat shqiptare! Xhaka reagon për fanellën ‘Jashari’: Nuk ishte politike (VIDEO)


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?