Xhaferri tha se gara e FRPD ishte e drejtë, Kokalari: Njollosi veten dhe PD! Kaluan në vetëshkatërrim me këtë teatër

4 Tetor 2022, 22:01| Përditesimi: 4 Tetor 2022, 22:02

  • Share

1661090934_Capturefghjk.jpg

Pas intervistës së Besart Xhaferit në Report Tv, ku tha se gara e FRPD ishte e drejtë, erdhi reagimi nga Evi Kokalari. Ajo tregoi mesazhin e një miku nga Tirana, ndërsa tha se Xhaferi mund të kishte fituar vetë garën por zgjodhi të njolloste veten dhe PD duke përfunduar në vetëshkatërrim.

“Një mik nga Tirana: "E forta është që Besart Xhaferi mund te kishte fituar dhe vete, por ja prishen keta qe janë mësuar vetëm te manipulojnë zgjedhjet"

E vërtet. Nuk e kisha menduar se isha fokusuar thjeshte tek gara e pastër. Për shume nga nuk kishte rëndësi kush nga gjashte kandidatet do fitonte, thjesht donim nje gare te pastër dhe te barabarte per te gjithë. Besart Xhaferi dhe PDja njollosi veten dhe kaluan ne vet shkatërrim te plote me ketë teatër. Mos mendoni se kjo do kaloje. Fatkeqësisht PDja është dëmtuar rende, shume rende”, shkroi Kokalari.


Lajmi kryesor:

Xhaferi: Gara për FRPD, e drejtë! Berisha ‘Non Grata’? Urdhrat nga ambasada janë fushata marketing për ta goditur ‘doktorin’


  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?