Xhaferri në Report Tv: Jemi për hapjen e dosjeve, përfshi dhe të Ilir Metës

2 Shtator 2022, 16:32| Përditesimi: 2 Shtator 2022, 16:39

  • Share

TIRANË- Ferdinand Xheferri, deputet i partisë Demokratike, i ftuar në një intervistë për gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, ka folur për aksionin opozitar, situatën në PD dhe “Open Balkan” si dhe ka shprehur mbështetjen për hapjen e dosjeve përfshirë dhe atë të Ilir Metës. 

Në lidhje me situatën në Partinë Demokratike, Xhaferri tha se Sali Berisha nuk mund të jetë në asnjë mënyrë e ardhmja e PD por është e shkuara e saj. Sipas tij Berisha duhet të bëjë një hap pas dhe ta kuptojë sa e rëndë situata, pasi në të kundërt nuk mund të përsëritet suksesi i vitit 2005 kur PD erdhi në pushtet. 

Xhaferri tha se Partia Demokratike do të mbështesi nismat në kuvend për largimin nga postet publike të personave që janë qene n ëish sigurimin e shtetit, apo kanë bashkëpunuar, përfshirë dhe hapjen e dosjes së Ilir Metës. 'Open Balkan', Xhaferri e shikon si një nisëm e cila e cënon Kosovën por dhe qasjen perëndimore që ka Shqipëria. Madje sipas tij' më shumë fiton Serbia nga kjo nismë dhe jo Shqipëria.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?