Fatmir Xhafaj në Report Tv: Në Tiranë s'ka garë, Veliaj politikan rrace dhe modeli i njeriut punëtor, s'ka konkurrentë! Vota më 14 maj, kundër të vjetrës

10 Maj 2023, 16:38| Përditesimi: 10 Maj 2023, 22:26

  • Share

Në zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maji, Partia Socialiste do të jetë forcë fituese, thotë ish-ministri i Drejtësisë, deputeti Fatmir Xhafaj, për të cilin kjo fitore është e lehtësisht e dukshme. I ftuar në Report Tv në emisionin ‘Studio Live’, Xhafaj tha se në Tiranë nuk ka garë dhe që në nisje dihet fituesi, që sipas tij do të jetë padyshim Erion Veliaj e kjo për ndryshimet thelbësore që janë bërë në Tiranë. Xhafaj nuk kurseu vlerësimet për kryebashkiakun aktual të Tiranës, Erion Veliaj, për të cilin tha se personifikon modelin e njeriut punëtor. Si politikan, për Xhafajn, Veliaj është një politikan i rrace, i rritur në politike dhe goxha fitues.

‘Megjithëse ka 6 kandidat është një garë që i dihet rezultati. Erion Veliaj është fitues që në nisje të kësaj gare. Edhe Partia Socialiste gjithashtu në të gjithë vendin. Kandidatët që janë në garë në Tiranë nuk kanë mundësinë që të jenë konkurrues. Kujtojmë se model tjetër është Lulzim Basha, i cili ka pasur një mandat gjumi. Basha nuk ishte vënë aty që të flejë gjumë, por të punonte. Ndërkohë që nga ana tjetër ka një ndryshim thelbësor në Tiranë këto 8 vitet e fundit që e ka qeverisur Partia Socialiste, me politikat sociale ekonomike dhe zhvillimore. Erion Veliaj si kryetar bashkie personifikon modelin e njeriut punëtor, gjitha që ka bërë e ka bërë me këmbënguljen e tij, ka bërë punë të cilat janë të vlerësueshme për komunitetin e këtij qyteti. Demokratët kanë një rast shumë të mirë nëse votojnë Veliajn. Duke i dhënë një votë PS-së dhe Erion Veliajt, do të shpëtojnë PD. Kjo do të jetë një voto ndëshkuese për të vjetrën. Veliaj është politikan rrace, bio! Është rritur në politikë, nuk i gjeti gati. Është goxha fitues!’- u shpreh Xhafaj.

Për gazetarin Arbër Hitaj, deputeti socialist u shpreh se kjo fitorja e PS-së do vijë falë mbështetjes që ka kjo forcë politike nga zgjedhësit, e shtoi se fitorja lehtësohet po ashtu edhe nga përçarja e opozitës e lidershipi i saj. Sipas Xhafajt, PD tashmë po vuan vendimet e gabuara të saj në të kaluarën siç ishte braktisja e parlamentit si dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale të vitit 2019, që e nxorri opozitën nga pushteti lokal. 

‘PS në këto zgjedhje është parti fituese dhe është lehtësisht e dukshme për shkak të mbështetjes që ka tek zgjedhësit. Këtë nuk e tregojnë vetëm sondazhet. Kanë të përbashkët faktin se në sondazhe fituesit e kësaj gare jemi ne PS fituese, por këtë e lehtëson dhe fakti që është një opozitë e përçarë, por edhe me një lidershpip, është pak të thuash i vjetër, por edhe i dëmshëm. Me atë që ka demonstruar opozita PS, sot për sot mbetet forca politike më e besueshme. PD do të vuajnë gjatë faktin që braktisën parlamentin dhe bojkotuan zgjedhjet vendore. I kanë bërë një dëm të madh partisë së opozitës dhe padyshim edhe demokracisë në vend. Dëmin më të madh ja ka bërë Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Shumë pak prej tyre kanë kërkuar një ndjesë publike. Sa kohë që kjo ka lënë zhurmë, jo vetëm nga pikëpamja e organizmit të brendshëm, por në raportin e besimit të PD-së më zgjedhësit, është thyer marrëdhënia e PD-së me zgjedhësit, pasi këta i tradhtuan zgjedhësit e tyre dhe për ta ngjitur këtë mund tu duhet shumë punë. Kjo palë është e tillë, që nuk na jep në mundësinë që të shihemi e të na mbaj në shinat e duhura.’- tha Xhafaj.

Megjithatë ish-ministri kishte edhe disa kritika për qeverisjen, ku ndër to nënvizoi korrupsionin dhe tha se është ende një fenomen shumë serioz e që duhet të parandalohet, pa shkuar në SPAK.

‘Kanë qenë mandate të vështira, pandemia dhe tërmeti e kanë bërë të vështirë qeverisjen. Këto dy vite janë vitet e qeverisjes reale mbas dy goditjeve të forta që kishim jashtë vullnetit tonë. Qeverisja është futur në një proces normaliteti dhe po ecën mirë. Ka gjëra që kërkojnë një reflektim shumë më të madh. Nevoja për të bërë më shumë politike sociale. Duhet të lidhim më shumë gjeneratën e re me vendin. Një element tjetër i rëndësishëm them ynë është çështja e forcimit të institucioneve. Së treti është edhe lufta kundër korrupsionit. Është një fenomen serioz që kërkon jo thjeshtë deklarata, por të ndërtosh SPAK-un brenda vetes. Jo çdo gjë shkon në SPAK nëse parandalohet me të gjitha mekanizmat publike.’- u shpreh Xhafaj.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cicerone: 11/05/2023 10:44

    I vetmi deputet qe ka fituar me mazhoritar, pra me vote si person. Respekte!

    Përgjigju
  • Ar Tase: 11/05/2023 10:18

    Politikan Race po cfar rrace , Dhe ti Xhafe mos bej simoralist mbasi zaptuat lulishte ne 21 Dhjetori e bet lagjen me keq se komuna parisit

    Përgjigju
  • 313: 11/05/2023 10:08

    O fosile e kohes se xhaxhit edhe sali berishes ja kalon.

    Përgjigju
  • Loran shehu: 11/05/2023 00:45

    Esht fat per Veliajn qe ka nje politikan si Xhafa ne krah esht ivetmi nga PS qe ka moral e integritet si person e politikan

    Përgjigju
    • Ar Tase: 11/05/2023 11:26

      Kto me mbiemer Shehu i ke gjithandej me poste drejtora jan te qypi mjaltit normal qe do i bejn fresk

    • loren: 11/05/2023 10:58

      fis hajdutesh dhe trafikantesh eshte. ti je gje nipi?

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?