Olta Xhaçka

Xhaçka uron sekretarin e ri të SHBA-së Blinken: Fat të mbarë, duke punuar së bashku do të avancojmë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së

27 Janar 2021, 11:35| Përditesimi: 27 Janar 2021, 11:46

  • Share

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjetin e saj social Twetter ka uruar Sekretarin e ri të SHBA-së, Antony Blinken pasi është miratuar ditën e djeshme nga Senati.

Xhaçka i ka uruar fat më mbarë Blinken edhe ekipit të tij, gjatë këtij rrugëtimi të ri. Ajo është shprehur se duke punuar së bashku do të avancojnë marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe SHBA-së dhe do të konsolidohet partneriteti strategjik.