Ministrja Xhaçka gjatë takimit me ministren holandeze Singrid Kaag

Politikë

Xhaçka takon në Bruksel ministren holandeze: Holanda mbështet mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE

14 Qershor 2021, 18:44| Përditesimi: 14 Qershor 2021, 18:48

  • Share

 

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi në Bruksel një takim  me Ministren holandeze për Tregtinë e Jashtme dhe Bashkëpunimin për Zhvillim, Singrid Kaag.

Xhaçka vlerësoi mbështetjen e Holandës në mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, ndërsa uroi që këtë qëndrim të Qeverisë, ta mbështesë edhe Parlamenti Holandez.

"Shpresojmë se Parlamenti Holandez do ta mbështesë qëndrimin e Qeverisë.  Besimplotë që në të ardhmen e afërt të punojmë së bashku për të zgjeruar marrëdhëniet midis vendeve tona", u shpreh ministrja.

Ministrja Xhaçka ndodhet në Bruksel si pjesë e delegacionit shqiptar në samitin e NATO-s, delegacion i cili kryesohet  nga kryeministri Rama.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?