Xhaçka takon Soreca-n: Angazhim maksimal për hapjen e negociatave Shqipëri-BE! Bisedë dhe me Varhelyi: Bashkëpunim i frytshëm me Ballkanin Perëndimor (VIDEO)

8 Janar 2021, 13:22| Përditesimi: 8 Janar 2021, 16:47

  • Share

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka takimin e parë pas emërimit në detyrën e re e ka zhvilluar mje ambasadorin e BE Luigi Soreca.

Përmes një postimi në rrjetet vetë ministrja Xhaçka shkruan se në takim pati shkëmbim konstruktiv mbi pikëpamjet për procesin e integrimit evropian dhe fillimin e projektit për asistencën teknike për integrimin.

"Zhvillova sot një takim shumë të mire pune me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca. Shkëmbim konstruktiv i pikëpamjeve mbi procesin e integrimit dhe fillimin e projektit për asistencën teknike për integrimin (SEI).

Mirënjohje për ndihmën e dhënë nga Bashkimi Evropian për Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe institucionet e tjera shqiptare, si dhe për kontributin personal të ambasadorit Soreca. Integrimi do të jetë gjithmonë objektivi ynë më i rëndësishëm strategjik. Do të angazhojmë të gjitha burimet dhe energjitë tona, për t’u përgatitur për hapjen e negociatave Shqipëri – BE", shkruan Xhaçka në Facebook.

Ora 16:37
Xhaçka bisedë me Varhelyi: Shpresojmë që 2021 të jetë një vit vendimtar për integrimin në BE

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka e ka cilësuar si një takim të mrekullueshëm, bisedën me Komisionerin për Zgjedhimin,  Oliver Varhelyi, teksa tha se shpreson që 2021 të jetë viti i integrimit në BE.

" Një takim i shkëlqyer me komisioneriun, Vlerësim i thellë i angazhimit të tij për integrimin në Bashkimin Europian. Mirënjohës për mbështetjen në trajnimin e situatës COVID dhe pasojat ekonomike. Ne shohim për një datë për Konferencën e parë! Shpresojmë që 2021 të jetë një vit vendimtar për procesin e integrimit në BE", shkruan Xhaçka.

Ora 16:05
Varhelyi bisedë me Xhaçkën: BE pranë Ballkanit Perëndimor, shoh bashkëpunim të frytshëm

1610118432_xhacka.jpg

Bisedë e mirë me Ministrin e ri të Jashtëm, Oliver Varhelyi ka zhvilluar një bisedë me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. COVID-i dhe integrimi i Shqipërisë në BE ka qenë fokusi kryesor i bisedës së tyre.

"E përgëzova për emërimin dhe diskutuam mbi progresin e Shqipërisë në prespektivën në Bashkimin Europian. Ne folën dhe për luftën kundër COVID-19. BE qëndron pranë Ballakanit perëndimit, shoh një bashkëpunim të frytshëm", shkruan Varhelyi.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?