Xhaçka: Shqipëria do përmbushë
të gjitha detyrimet ndaj NATO-s

9 Nëntor 2017, 14:49| Përditesimi:

  • Share
Ministeriali i NATO-s, në nivelin e Ministrave të Mbrojtjes, që u mbajt në datat 8 dhe 9 Nëntor në Bruksel konfirmoi vlerësimin që aleatët e Shqipërisë në NATO-s kanë për Forcat e Armatosura të vendit tonë.

Gjatë dy ditëve të takimit, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u takua me homologë të vendeve anëtarë të NATO-s. Gjithashtu, Ministrja mbajti fjalën e saj në emër të Qeverisë Shqiptare, mes të tjerash në takimet e nivelit të lartë si: Këshilli i Atlantikut të Veriut apo takimi i Ministrave të Mbrojtjes në kuadrin e luftës kundër ISIS, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministeriali i NATO-s dhe takimi me Sekretarin e Përgjithshëm, zotin Stoltenberg por edhe takimet bilaterale me homologët anglez, italian, turq, kanadez, letonezë dhe kroatë me të cilët trupat tanë operojnë në disa nga zonat më të nxehta të konfliktit evidentuam vlerësimin e jashtëzakonshëm për kontributin e burrave dhe grave shqiptare nën uniformë, të cilët na bëjnë krenarë me profesionalizmin dhe përkushtimin në të gjitha misionet por kryesisht në Afganistan dhe detin Egje duke shpëtuar jetë njerëzish, por edhe duke projektuar siguri për vendet e konfliktit por edhe për gjithë Aleancën.

Këto takime ishin një mundësi shumë e mirë për të rikonfirmuar angazhimin e qeverisë shqiptare, për të përmbushur të gjitha detyrimet që Shqipëria ka përkundrejt Aleancës si dhe detyrimin për të bërë të mundur, që buxheti dedikuar mbrojtjes të arrijë në masën 2% të PBB deri në vitin 2024.

Sa i takon misioneve tona paqeruajtëse, shumë shpejt unë do të vizitoj kontingjentin tonë në Afganistan, për të ndarë me ta ndjesinë e fortë të krenarisë që secili prej nesh ka, për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë por edhe për të shprehur mbështetjen e qeverisë shqiptare për çdo efektiv por edhe për familjet e tyre”, tha Ministrja Xhaçka në përfundim të takimit.

Pak javë më parë ministrja Xhaçka, gjatë një takimi në Komandën e Forcës Tokësore, dha lajmin se Shqipëria i është përgjigjur kërkesës së strategjisë së re të presidentit amerikan Donald Trump për Afganistanin, duke shtuar me një togë numrin e ushtarakëve shqiptarë në misionin Resolute Support.

[gallery]24611[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?